• |
ide | kryesore

12 vite në pushtet/ Deputeti i PS pranon dështimin e Ramës: Administrata shtetërore është për të ardhur keq

Arkiva, Lajme, Të fundit


Teksa skandali pason skandalin dhe vjedhjet e parave te buxhetit shtohen, socialistët gjejnë fajtorin te administrata publike. Fiks sic thotë Edi Rama, që ai s’ka faj pse të tjerët hanë kumbulla e dardhë pas krahëve të tij, edhe deputetët e PS ankohen se administrata nuk po iu shërben qytetarëve.

Natyrisht që administrata publike është reflektim i qeverisjes dhe s’ka se si të shkëlqejë, por për gjendjen ku është katandisur kanë një meritatë të veçantë sidomos socialistët në këto 12 vite qeverisje. Krimi dhe militantizmi ka penetruar në të gjitha nivelet e punonjëse të shtetit.

Ndërkohë sot deputeti socialist Lavdrim Krashi ka shpërthyer në kritika ndaj administratës shtetërore. Në seancën dëgjimore me kryenegociatoren e Shqipërisë me Bashkimin Evropian për negociatat e integrimit, Krashi u shpreh se administrata shtetërore gjendet në një situatë për të ardhur keq.

“Në qoftë se për reformën në drejtësi e shikojmë dritën në fund të tunelit, për sa i përket Administratës Publike nuk ka nevojë të jesh deputet, ministër, kryeministër, apo qytetar i thjeshtë, sepse jemi të gjithë njësoj atje, ta kuptojë që Administrata Publike është në nivele për të ardhur keq. Administrata në rang kombëtar, por sidomos autoritetet lokale, pra bashkitë, niveli i shërbimeve duke filluar që nga qasja se si i presin njerëzit është për të të ardhur keq. Ju si kryenegociatore me ekipin tuaj kë keni evidentuar si hallkat më të dobëta, dhe çfarë sfidash keni evidentuar, por edhe çfarë ndihme kërkoni ju nga Parlamenti? Duhet të jemi shumë të qartë se ndjehet në Parlament se ka negociata me BE-në, por kjo tek qytetarët shumë pak ndjehet një gjë e tillë”, tha ligjvënësi socialist Lavdrim Krashi.


6 Comments

  1. vet Berisha dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij kanë dy ditë që I kërkojnë Arben Ahmetaj të bëhet “I penduar” dhe të vij të rrëfej “krimet” e Edi Ramës që ka parë me sytë e tij, me shpresë se ai do të bëhet viagra e tyre, dhe kështu pafuqia për të mundur Edi Ramën do të marr fund.
    Cfare manipulimi i ben lapsi i rublave fjales se ketij deputeti qe thjesht kritikon pjese te administrates

    1. Pirdh se lirohesh o patronazhiste, sapo ta shajn baben hidhesh ne sulm ,pad 12 vjetesh fajin e ka opozita 🤮🤮🤮🤮

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *