• |
ide | kryesore

Rai 3/ A është nderi i Ramës, nderi i shqiptarit

1, 2, Ide


Në një përpjekje të dëshpëruar, plot mllef, sharje e mallkime, Edi Rama tentoi të lajë me një monolog jashtënxjerrjet që i ranë mbi kokë nga një dialog me gazetarin italian të Rai 3. I penduar ndoshta për atë paraqitje të dobët, si në argumenta ashtu edhe në vokabularin e varfër e të sforcuar (ka disa vjet që përsërit shprehjen bajate se “italianët janë shqiptarë të veshur me versaçe” duke shpresuar të mahnisë Italinë) kryeministri shqiptar vendosi, pas dy ditësh, të riparojë sa të mundet imazhin e rrënuar nga një intervistë me një gazetar të pakontrolluar.

Teza kryesore e Ramës, e sendërzuar edhe në takimet e fundit me emigrantët, është ajo se të huajt, kryesisht fqinjët, nuk e kapërdijnë faktin se shërbëtorët e djeshëm sot janë zotër me të drejta të barabarta në vendet ku jetojnë dhe se nuk e falin dot suksesin e hatashëm të Shqipërisë kryelartë nën drejtimin e tij. Sipas kësaj teze, të ngritur mbi një nacionalizëm naiv, çdo kritikë apo sulm që vjen nga ata që na paskan halë në sy, nuk ka të bëjë me keqqeverisjen e tij, por me inatin, racizmin e paragjykimet ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë.

https://lapsi.al/2024/06/04/nje-lajthitje-hileqare-ne-fjalen-e-fundit-te-rames-per-investigimin-e-raitre/

Por një mendësi e tillë, që buron nga nevoja për t’i ikur realitetit këtu, realitet që dominohet nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, sipas ideologjisë nacional- komuniste “në gojë të ujkut hedhim valle”, është lehtësisht e çmontueshme. Pse kur mediat e huaja, madje dhe ato më periferike, reklamojnë Shqipërinë turistike, kryeministri nuk le rast e vend pa i përmendur si shembull i rritjes së imazhit të vendit në perëndim? Pse ato e paskan me Shqipërinë e me flamurin tonë kur nxjerrin në pah kriminalizimin e Rilindjes që po e shndërron vendin në një narko- shtet? Rai 3 nuk prodhoi propagandë anti shqiptare, por një emision investigativ, me emra e akuza konkrete, madje nga vetë eksponentë të deridjeshëm të qeverisë, për të treguar pikërisht rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga krimi i veshur me pushtet.

“Cënimi i Shqipërisë…, sidomos nga vendet fqinje… është një sulm mbi emrin, mbi nderin, mbi flamurin tonë kombëtar, mbi çdo shqiptar”, thotë Rama. Njehsimin e nderit të shqiptarit me nderin e Ramës, vështirë ta lidhi edhe nacionalizmi naiv i kryeministrit. E aq më pak të mendohet se ky nder na u paska cënuar nga investigimi i Rai 3. Sepse nuk ka qenë Rai 3 e as Rai 1 e Rai 2, që ia kanë caktuar Edi Ramës ministrat e tij të Brendshëm. Madje as Mediaset nuk ia ka përzgjedhur banditët e trafikantët e dënuar në Itali, për t’i bërë deputetë e kryetarë bashkish në Shqipëri. E po kështu as personazhi kontravers i Sinaloas, nuk shkoi në zyrën e kryeministrit shqiptar për licensë kazinoje si kushëri i gazetarit Xhorxhio Motola. Këtu nuk po cënohet Shqipëria si haraç për suksesin e saj, por Edi Rama që, me bëmat e tij, po i cënon si mos më keq shqiptarët.

https://lapsi.al/2024/06/03/dy-videot-kush-genjen-per-takimin-ne-kryeministri-edi-rama-apo-luftar-hysa/

Një tezë tjetër e Ramës, për t’u shpëlarë nga llumi që ka mbledhur mbi dhe rreth vetës, është ajo se akuzat ndaj qeverisë së tij kanë burim ato që ai i quajti “një grusht shqiptarësh që ju i njihni shumë mirë, s’kanë atdhe, s’kanë fe, s’kanë din e as iman, jashtënxjerrjeve të ujërave të zeza të politikës Non Grata e të kanaleve mediatike këtu në Shqipëri”. Edhe sikur kjo të jetë e vërtetë, çfarë duhet të bëjnë opozita dhe mediat përballë kriminalizimit të pushtetit, dhunimit të zgjedhjeve, vjedhjeve masive të parave publike dhe kufizimit të lirive kushtetuese. Të mbyllin gojën se preket nderi i Ramës që na qenka i njëjtë me nderin e Shqipërisë? Të qurravitesh e ankohesh për atë që të akuzon dhe jo të marrësh përgjegjësi për çka të takon, Edi Rama e ka kthyer në një të drejtë të tij që askush nuk duhet të guxojë t’ia cënojë.

https://lapsi.al/2024/06/03/emisioni-i-report-pikat-me-te-forta-kunder-rames/

Prandaj ata që e kanë votuar dhe ata që qeverisen prej tij, nuk kanë për të dëgjuar kurrë ndonjë përgjigje për akuzat konkrete, por vetëm monologje të një patriotizmi idiot që veten e barazon me flamurin dhe nderin e hajdutëve e banditëve me nderin e shqiptarëve. Dhe kulmi, kur i kryeakuzuari thotë “se koha kur shteti shqiptar, qeveria, kryeministri i Shqipërisë, rrinin si skutha që bënin te fortin me të dobëtit këtu brenda dhe te menderosurin para të huajve, ka vdekur”. Domethënë tani vendi paska Atë, që na del për zot kudo në botë, ndërkohë që bota merret me të si e keqja që ka kapur vendin.

Dhe për të kuptuar se sa “trim e krenar” është Rama para të huajve, mjafton përsëri intervista me gazetarin e Rai 3. Pasi i ofroi kafe, me një servilizëm tamam prej “të menderosuri para të huajve”, akuzat e tij i quajti mjaltë para llumit të mediave të vendit ku është kryeministër dhe, gazetarët italianë, i cilësoi pasardhës të Montanelit ndërsa ata shqiptarë kategori e krijuar nga Enver Hoxha. Dhe këtë e bën pikërisht ai që thotë se i neverit ata që shajnë Shqipërinë dhe shqiptarët në gjuhë të huaj.

https://lapsi.al/2024/06/03/bushati-rai-3-na-tregoi-sa-paguajne-banditet-per-makiazh/

Edi Rama nuk e ka problemin me gjuhën e huaj, por me të vërtetat që thuhen në gjuhë të huaj. Sepse ato as i kontrollon dhe as i manipulon dot. Mjaftoi një orë në Rai 3 për t’ia thyer pasqyrën e propagandës me reflektimin e realitetit. Dhe sado monologje të çartura të prodhojë, llumin ku është zhytur nuk e pastron dot me flamurin kombëtar e nderin shqiptar. ©lapsi.al


41 Comments

  1. Eshte skandaloze patytyresia e ketij njeriu. Bajate dhe pa nivel, fjalimet e Rames nuk i besojne as ata militantet truthare .

    1. Po pooo,ta them un ty.Edvini I zi I fito zgjedhjet .PS,EDI,Lali Eri 110 deputete ne 2025.Sali beleri,shqupsat dhe krejt analistat e shqupit 10 deputete,luli 10 deputete,Iliri 10 deputete.

      1. Zemërimi i Edi Ramës
        Nga Enton Abilekaj – 00:15, 05/06/2024

        Në një mesazh më përçarës se kurrë, me një gjuhë urretjeje të hapur ndaj opozitës dhe çdo opozitari, Edi Rama vendosi të hakmerrej me të vërtetën që e mundi në zyrën e tij. Me argumente qesharakë, si ai që reportazhin e ka përgatitur dhe sponsorizuar opozita, kjo që ka vetëm një dritare në vend, por edhe me argumente të rrezikshëm si ai i një sulmi ngaj Shqipërisë prej grupimeve të huaja politike.

        Pa u bërë akoma 3 ditët e shenjta të harresës, Edi Rama doli sot me një autoregjistrim për të thënë ato që nuk i tha dot përballë gazetarit të Rai 3. Doli për të thënë çfarëdo varianti të ngjarjeve, pa asnjë filtër, pasi dështoi ta bënte këtë me filtrat e gazetarit që nuk kontrollohej prej tij. Doli, si për të thënë se, vërtet përballë mediave të lira ai del si krijuesi i një narkoshteti, por përballë kamerave të Kryeministrisë, që e shpërndajnë mesazhin në gjithë mediat sa dhe si do ai, del si udhëheqësi i suksesshëm i kombit, që ka bërë xheloze gjysmën e Italisë dhe po mban mbi supe pasojat.

        Në një mesazh më përçarës se kurrë, me një gjuhë urretjeje të hapur ndaj opozitës dhe çdo opozitari, Edi Rama vendosi të hakmerrej me të vërtetën që e mundi në zyrën e tij. Me argumente qesharakë, si ai që reportazhin e ka përgatitur dhe sponsorizuar opozita, kjo që ka vetëm një dritare në vend, por edhe me argumente të rrezikshëm si ai i një sulmi ngaj Shqipërisë prej grupimeve të huaja politike. Sado butaforikë dhe qesharakë, sado të pabesueshëm, Kryeministri i kapur gafil përpara qytetarëve shqiptarë dhe italianë, i hodhi në eter pa asnjë përgjegjësi, për të tentuar pa rezultat të rindërtojë alibinë e rrëzuar të Shqipërisë europiane.

        Ai u mundua të bindë se fajin nuk e ka ai që e bëri Shqipërinë narkoshtet, por ata që po e ekspozojnë kështu, se fajtor nuk është hajduti por ata që e kapin, se Shqipërinë nuk po e bastis dhe boshatis ai që e drejton, por ata që e tregojnë.
        Me sytë nga promteri, duke lexuar tek kamera tekstin e parapërgatitur, dukej sikur për herë të parë ai nuk i shikonte dot në sy shqiptarët, ata që po e merrnin mesazhin, e montuar me shpejtësi pas disa dublave. Dukej sikur as ai vetë nuk i besonte dot ato që kishte shkruar, ndërsa i shqiptonte me zë të lartë, as ai vetë nuk e besonte se fajin për Arben Ahmëtajn e ka Saliu dhe se rrëfimi i tij i pendesës është për të mos u besuar, megjithëse konfirmohet nga ngjarjet publike të 11 viteve në pushtet.

        Më shume se më opozitën, më shumë se me Ahmetajn dhe shumë më shumë se me Becchetin, zemërimi i tij duket se buron nga një dështim i madh. Jo dështimi i qeverisjes, dështimi i imazhit që investoi nëpërmjet qeverisjes. Sot po duket e qartë që nuk ishte nisur kurrë të ndryshonte vendin, ta bënte më të mirë dhe më të jetueshëm për qytetarët, ta bënte sa më europian dhe sa më shtet të së drejtës. Ai ishte nisur të bënte këtë që ka bërë, një narkoshtet që tani po tremb edhe Europën. Duke ndërtuar republikën e tij të bananeve, ndërtoi edhe një operacion marrëdhëniesh me publikun, një fushatë imazhi shumë të kushtueshme, që të reflektonte brenda dhe jashtë vendit, por sidomos jashtë, të kundërtën e realitetit.

        Ai nuk u nis të ndryshonte Shqipërinë, por të ndryshonte lajmet, u bë kryeministër që të bëhej kryeredaktor në të gjitha platformat mediatike dhe ia arriti shumë lehtë në Shqipëri. Tony Blair bashkë me Alistair Campbell, pastaj Jacques Attali, u bënë këshilltarët e tij me kontrata të dyshimta dhe jotransparente. Ndërkohë që një kryeministër të Italisë u mundua ta joshë me një koncesion që sot është në hetim nga SPAK, një ish-kryeministër si D’Alema, me shumë influencë tek e majta europiane, u bë “mentori” i tij që bënte biznes preferencial në Shqipëri, ministri në detyrë Alphonso Urso gjithashtu një filial biznesi i privilegjuar në Tiranë. Në 2017 korruptoi një nga zyrtarët më të lartë të FBI, ndërsa krijonte raporte personale dhe jotransparente me të gjithë liderët lindore dhe perëndimorë që tregoheshin të hapur.

        I gjithë ky investim, nuk e ndihmoi Shqipërinë të ecte në integrimin europian, përkundrazi, e la në vend për 10 vjet. Ky investim në miq personalë nuk e ndihmoi Shqipërinë të marrë më shumë projekte, madje u ndërpre dhe IPARD 2, për shkak të korrupsionit, nuk e ndihmoi Shqipërinë për investimet e huaja, përkundrazi i pakësoi, as për krijimin e një shteti ligjor, as për shtimin e vendeve të punës, as për rritjen ekonomike më shumë se 4 për qind.

        Ky investim ndihmoi vetëm Edi Ramën, që pavarësisht këtyre dështimeve të mëdha, pavarësisht shkatërrimit të zgjedhjeve, të ekonomisë, pavarësisht kanabizimit të vendit, të kishte mbështetjen perëndimore, të kishte të drejtën të rrinte në pushtet pa legiitimitet, duke vazhduar projektin e tij për republikën personale të bananeve.

        Këtë goditën rëndë 2 reportazhet e Rai3, këtë goditi rëndë edhe Bild në shkrimin e të hënës, këtë kështjellë po rrëzojnë tani ato media perëndimore që kanë kthyer kokën nga Shqipëria pa qëllimin për të marrë reklamën e “Maldiveve të Ballkanit”. Sa më shumë raportime të tilla, aq më shumë do ndryshojë opinioni publik në Europë, aq më të vështirë do ta kenë edhe figurat publike që Rama i ka mbledhur, që ta mbështesin, aq më i afërt do jetë fundi i fasadës perfekte që ka investuar.

      2. Me siguri ti I ores 18:21 do qe ata 110 deputetet e Rames te jene meshkuj qe te kesh mundesi zgjedhje per gojen dhe prapanicen.

        1. Or palikari 16.42 ,juve qe I sherbeni sali belerit ju boni magji greku nga mrapa ,ene qitash jeni bo si greku qi e rref prapanicen fuqishem.

    2. Dhe çfarë del pas kësaj?
      Rama mashtrues, nuk e beson kush, më të ndyrë nuk ka.
      Mirëpo rëndësi ka çfarë ndodh, jo fjalët.
      Ndodh që Rama i fiton zgjedhjet më 2025 .
      Pra, Shkullaku, apo Bushati grijnë kot, si mulli në erë.
      Sepse nuk i dogjon dhe beson kush.
      Po ka që edhe i besojnë.
      Ja shih më poshtë kush janë ata që i besojnë.
      Shih fjalorin e tyre.
      E kush dëshiron që me një të tillë të ndajë mendimet, pa lëre pushtetin.
      A mundet unë që kam 10 vjet që nuk votoj dhe si unë janë rreth 1 milion shqiptarë, të votojmë dikë që nuk ofron paqe, harmoni, qetësi, kulturë, jo urrejtje dhe ndarje krahinore?
      Kjo duhet diskutuar.

      1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

        Ik mer kurvë muti, kur nuk voton pse ha mut këtu? Je kaq i trashë sa nuk e kupton që komentuesit këtu jo vetëm që votojnë por edhe janë aktivë politikisht edhe pse nuk jemi antarë të ndonjë partie, edhe ti mut nqs nuk ta ndjen për të votuar, pse duhet të ta ndjejë për të bërë komente kundër gazetarisë më të mirë në Shqipëri!

        Kurvë patronazhiste!

        Po ju vjen fundi, rama i ka ditët, jo vitet e numëruara se ka mbyt europën kurvë me drogë e kriminela, do të jenë ata që do të ta qinë ramën dhe racën tënde kurvë!

        1. Po janë 1 milion si unë, që nuk votojmë, o i nderuar.
          E sheh, unë i nderuar po të them.
          Ndërsa ti më pesë rreshta më ke thënë 10 ofendime,. Kurvë, mut, qinë, vdeksh, idiot, parazit, patronazhist, dembel, dhe neokomunist.[ Se ku e di ti që unë jam idiot, parazit, dembel, neokomunist ( megjithëse të them se kam 10 vjet që nuk votoj, e fundit më 2013 )].
          Humba kohë që të shkruajta dhe debatova me ju.
          Rashë më grackën tënde.
          “Kush bën debat me një pa kulturë, ose përpiqet t’i mbushë mendjen një budalle, dashje pa dashje, bie vet në atë nivel”, ka thënë Ismail Kadare.
          E shoh se PD nuk ka nevojë për votën e 1 milion të lëkundurve dhe indiferentëve.
          Uroj që t’ja dalë e vetme!

        2. cdo njeri voton ose jo ka te drejte te flase se paguan taksa o qyqar ,minimumi paguan tvsh tek cdo artikull shporte qe blen ne dyqan ,taksat e tua e te gjitheve ju aty mbajne shtetin ne kembe ,PRA FLASIN SA TE DUAN DHE SKA LIDHJE HIC NESE KANE VOTUAR OSE JO .

          ps: keto dokrrat qe kush nuk voton nuk duhet te flase jane arsyeja pse partite shqiptare jane aty ku jane dhe bashke me to edhe ai vend

  2. Lapsi ky qelbesir kombi as qe e meriton ti thuash njeri, ky esht i degjeneruari, hajduti, super mashtruesi me leket tona, super servil, shpifes ordiner, se ka problem perse shet dete male dhe gjithcka vetem e vetem te ruaj ate karrige qe e ka ber me mut qe diten e par qe esht ulur, tradhetari i kombit, Ruso Serbo fil tipik, tutje rrace muti pasi s kemi durim te meremi me ty,

  3. ARRESTOHET KADRI YMER KELLIRA;POLICIA E KAPI YMERIN DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT ME ZYRE TE EDVIN RAMES -KOL BALLA E MASTURBONTE NE SURRAT LIVE NE ABC NEWS thotë:

    KADRI YMER KELLIRA DO JA FUS KARIN NE BYTH SONTE
    FRRYK CYPIT
    MUT VELIUT
    KOL BALLES SALLAKS
    SKENDER GERON MINXHOZIT
    DENIS MINGES
    KAR BOLES BOLINO
    ARBEN MECOS
    ROMEO KAR-s
    MENTOR NAZARKOS
    LENC VANGJELIT
    ARBER HITAJ
    MIL ZEKES
    KRESHNIK SPAHIUT
    ILIR YZEIRIT
    DRITAN HALE-s
    VELLAIT TE KIMETE BERISHES
    FRRYK CYPIT
    OLSI RAMES
    IDAJET BYTHQIRIT
    BATON HAXHIUT

  4. KADRI YMËR KËLLIRA MË NJE DOSJE TE RË-ALEXANDER VUÇIÇ BABA I ZAHOS-EDI RAMA ME KARTËL MJEKESORE -PERDORUËS KOKAINE thotë:

    KADRI YMER KËLLIRA PO JA LËPI KARIN KRESHNIK SPAHIUT SE NIKUA QKA PO DHJET NË DARKË KADRIA PO I PERTYPË NIKUA ME VONË
    YMER KËLLIRA ËSHTEN NEN KAMPIPNË NE BOTE PA E FUTUR KARIN NË PIDH
    VETËM SPARTAL NGJELA KA ME SHUMË KOHE PA E LAGUR HAHA

  5. Pas Enver Hoxhes, asnje njeri shqipfoles nuk e ka ndyre kaq dhunshem flamurin shqiptar sa ky bastard sorosian neobolshevik!

  6. llumin ku ka zhytur shqiperine veshtire te pastrohet .... Rama Rrezik Kombetar! thotë:

    …..llumin ku është zhytur nuk e pastron dot me flamurin kombëtar e nderin shqiptar.

  7. Mafje ne dialektin Siçelian te Italise do te thote “Burre nderi” Rama do turperonte mafjen me karakteristikat morale qe ka. Ose me sakt Rama nuk e ka idene e moralit njerzor

  8. YMERIT NUK PO I OFROHET ASNJE FEMER NE PLANET SE PO I MBANE GOJE ERË MUTI

  9. A KA NE PLANËT SURRAT MË TE SHËMTUAR SE KADRI YMER KËLLIRA ,FRRYK ÇYPI ,KOL KYÇI SALLAKS DHE KAR BOLJA BOLINO

  10. vet Berisha dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij kanë dy ditë që I kërkojnë Arben Ahmetaj të bëhet “I penduar” dhe të vij të rrëfej “krimet” e Edi Ramës që ka parë me sytë e tij, me shpresë se ai do të bëhet viagra e tyre, dhe kështu pafuqia për të mundur Edi Ramën do të marr fund.

  11. Shkerllaku – kur Rama flet per llumin e mediave të vendit ku është kryeministër dhe, gazetarë shqiptarë te krijuar nga Enver Hoxha e kishte fjalen per llojin e gazetareve si Shkerllaku dhe Bushati. Mos be te paditurin dhe injorantin para publikut idiot te Lapsit

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Kur rama thotë se këtij populli nuk i ngrihet e ka për debilat si ti që edhe pse ekonomikisht je më keq se në kohën e ramiz alisë, ju idiotë vazhdoni me edvin hajdut ordiner!

  12. Gazeta online me e madhe dhe me me influence nder 1/3 e shqiptareve qe jetojne ne trojet e tyre te

    lashta ne brigjet lindore te Adriatikut dhe 2/3 e shqiptareve qe jetojne ne brigjet lindore, perendimore,

    veriore e jugore te deteve e oqeaneve anembane botes shpall anketen : ” Njeriun me i poshter qe ka

    njohur historia e Shqiperise “.

    Ju lutem dergoni mendimin tuaj ne adresen :WWW .z43554667746588Y5534556297836664873Z.al.

  13. Une nuk e jam edrama ai nuk me perfaqeson mua. Armik i kombit, flamurit dhe identitetit shqiptar kur behet mik me erdogan pashain apo sander buzeviçin qe vetem nder nuk i ben as Shqiperise as Kosoves dhe asnje shqiptari kudo te jete. Ç’mut artisti me ekspozicione te paguara nga vete ai me ato shkarravina prej nje femije te mbyllur ne kafazin e homoseksualiteit te vet dhe te traumatizuar nga nje baba kriminel dhe nje nene neglizhente

  14. PERGJIGJE NDAJ PYETJES SE KOMENTUESIT TE ORES 21.04.

    Vertet ne planetin toke nuk ka surreter me te shemtuar se ata qe permend ti, por kjo nuk do te thote

    se nuk ka surreter edhe me te poshter ne 7 planetet e tjera te sistemit tone diellor dhe 166 henat e

    tyre, ne 3 planetet xhuxh dhe 4 henat e tyre, ne Galaktiken tone”Rruga e Qumshtit” te perbere nga miliona

    sisteme diellore apo miliona galaktika te tjera te perbere nga triliona yje. Mos u mburr me kete

    zbulim qe ke bere sepse planeti yne nuk eshte as sa 1/10000000000000000000000000000000000000

    e gjithesise. Sic eshte bere e ditur nga lajmet e fundit, teleskopet superintelegjente te vendosur ne

    kodrat e Surrelit kane zbuluar se ne Planetin 3554X67e4 te sistemit diellor Z(**F036 te Galaktikes

    Rruga e Kosit ka qenie me nje ngjashmeri shume te madhe me keta surreter. Shkencetaret i kane

    emertuar sipasa emrave te perendive te lashta ilire te Hamutesise, Servilise, Bythelepirjes,

    Shkerdhatise etj si psh

    Dritanos Hales Hamutis

    Idajetos Bytheqiris Shkerdhatos

    Lorencios Vangjelos Bythelepiris etj etj etj.

  15. Izet Haxhia (qesh): Po si duket, Berisha e ngatërron me heroin e tij pas vdekjes, Hajdarin, që kryente përdhunime të femrave të cilat i shkonin për ndihmë në kërkim të punësimit. Njoh personalisht dy femra nga Tropoja që kanë qenë viktima të përdhunimit të Hajdarit. Ndoshta e ngatërron me këshilltarin e tij të atëhershëm Genc Pollon, që përdorte zyrat e Presidencës si dhoma pasioni me ndonjë këshilltare ekonomike të Berishës.

    1. I paske mbajt bishtukun zotrote?

      Po ik o idiot se nuk mbulohet dielli me shoshe duke treguar histori idiote per te relativizuar katastrofen ne te cilen e ka kthyer Rilindja shtetin dhe vendin.

  16. KADRI YMER KËLLIRA IK NË BURGE DHE JA FUT KARIN NE BYTH IZET HAXHISË,GERON XHAFAJT thotë:

    KADRI YMER IK FUTJA JARIN NE BYTH IZET HAXHISË DRITAN HALE-s FRRYK ÇYPIT MUT VELIUT

  17. KADRI YMER KËLLIRA IK NË BURGE DHE JA FUT KARIN NE BYTH IZET HAXHISË,GERON XHAFAJT VANGJUSH DAKOS SAFET GJICIT thotë:

    KADRI YMER IK FUTJA JARIN NE BYTH IZET HAXHISË DRITAN HALE-s FRRYK ÇYPIT MUT VELIUT

  18. EDISON YPI JA LËPI KARIN YMER KËLLIRËS ,LENC VANGJELIT ,BATON HAXHIUT FRRYK ÇYPIT,MUT VELIUT
    KOL KYÇIT SALLAKS
    DENIS MINGES
    YLLI PATËS

  19. KADRI YMER KELLIRES I MBANE GOJA ERE MUTI PRANDAJ E TALLIN ANDI BUSHATI ARMAND SHKULLAKU FATOS LUBONJA DHE ALBIN KURTI thotë:

    KADRI YMER KELLIRA KA FILLUAR PER TJUA FUTUR KARIN NE BYTH EDHE
    MIL ZEKES
    BERAT BYTHALES
    KRESHNIK SPAHIUT
    FITIM ZEKTHIT
    PRESH ZOGAJT
    ERVIS ILIAZAJT

  20. Rama ka kriminalizuar cdo qelize te shtetit tone.Nese kujtoni,edhe kur nuk kishte opozite perballe ne zgjedhje ai vendoste kandidatre te PS kriminele qe e kishin vendin ne burg.Pra cfardo te thote ai nuk ka vlere pasi eshte e dukshme peer te gjithe qe ata qe merren me krime ne qytete te ndryshme te shqiperise ,kane dhe aksesin kryesor ne institucinet kryesore te qeverisjes lokale.shkurt kriminelet vene dhe heqen drejtoret.
    por kjo eshte ne sintoni me moralin e popullit tone.Pewre fat te keq jemi popull balte dhe na pelqen Rama kryeminister

  21. “Ata kanë agjendën e Berishës. Është shumë qartë, e vetmja gjë që kërkohet është Sali Berisha. Kjo që ndodhi sot m’u duk si një funeral i mandatit të Berishës. Po vjen dita kur Berisha duhet të dorëzojë mandatin dhe e gjitha ishte parafunerali i atij mandati, i cili për fatin e keq të Shqipërisë, ka rrënuar vendin prej 30 vjetësh.Shko mbaji shishe e shurres salihut te ballkoni o shpellkari i ores 12:29

    1. o toç ,sna rruhet shume per berishen por get your facts straight

      Ligji thote :

      1-Mandati hiqet nese mungon 6 muaj pa asnje arsye dhe ai mungon si pasoje e arrestit shtepiak
      2-Berisha nuk eshte nen akuze (dhendri i tij po)

      se ndryshe kushedi sa mandate do ishin hequr keshtu si thua ti

  22. “Kjo çarje e PD tregon se nuk ka qenë aq e djathtë si parti, sepse do e kishte gjetur gjuhën po të kishte qenë e djathtë. E djathta në thelb nuk e pranon revolucionin. Ajo që thotë Berisha është non sens. Të thuash revolucion në të djathtën, është blasfemi. Revolucioni për natyrë është i majtë, dhe radikalisht i majtë”

  23. KADRI YMER KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH
    KRESHNIK SPAHIUT
    BERAT BUZHALES
    OLSI RAMES
    FRRYK CYPIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *