• |
ide | kryesore

Dy video/ Gara qesharake me turistë mes Elisës dhe Ulsiut

Arkiva, Kryesore, Lajme
elisa ulsiu turiste


Sa më shumë kohë kalojnë në pushtet, aq më e vështirë po bëhet për rilindasit që të ruajnë sensin e realitetit. Edhe më e rëndë peshon kjo sfidë për ata që nuk e kanë konstruktin mendor për të përballuar dehjen nga karrigja. Mes tyre është radhitur edhe Ulsi Manja të cilin jo më kot Lolita e ka kthyer personazh të faqes së saj. Ai është ngërthyer sot në një debat me kundërshtarët e vet demokratë, që po i bënin jehonë investigimit të RAI 3, që e akuzonte Edi Raman se ka ngritur një narko shtet. Pas e akuzoi Edmon Spahon se ai dhe PD paguanin RAI-n dhe BILD-in, Ulsi nxori nga goja perlën e rrallë: “Po si qenka Shqipëria narkoshtet, po të ishte e tillë, nuk do të vinin 10 milionë turistë në vit”.

Megjithatë, kapaciteti fëmijënor i logjikimit të ministrit të drejtësisë, nuk është një virus që ka mbirë në tokë djerrë. Ai ka precedentë. Prej më shumë se një viti propoganda e regjimit i ka detyruar TV Kombëtare dhe mediat e vogla që ka nën kontroll të japin me detyrim çdo ditë kronika për sukseset e Shqipërisë turistike. Dhe ato, që me një batutë të spikatur lideri i opozitës Sali berisha i ka etiketuar si “teleturizmi”, e bëjnë me devotshmëri punën e tyre. Aq me zell sa spektatorë si Manja fillojnë i besojnë asaj që shohin në ekrane edhe pse e dinë që ajo është një propagandë e transmetuar me urdhër.

LEXO ME TEJ:

Andi Bushati: Kartolinat e paguara nga Tirana

Por, sado qesharake të duket logjika e Ulsit se këtu nuk ka mafie pasi kanë ardhur turistë, ai ende nuk e ka kapur vendin e parë në klasifikimin e debilizimit. Aty qëndron e palëvizur ministrja e shtetit Elisa Spiropali, që ia mveshi sukseset e Shqipërisë turistike, rolit të Skënderbeut të saj në betejat që zhvillon në arenën ndërkombëtare.

Një fabrikë gjigande manipulimi

Duke folur në kongresin e PS ajo nuk harroi të thoshte se rritja e numrit të turistëve ka ardhur edhe falë fjalimit të Edi Ramës në OKB, i cili i theu hundët ambasadorit rus në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Këtej e tutje nuk do të jetë çudi që të dëgjojmë edhe se inceneratorët po punojnë, pasi përndryshe nuk do të vinin turistë; se Veliaj, Molla dhe Qato nuk kanë vjedhur me 5D, pasi përndryshe Tirana nuk do kishte grupe me të huaj; se tokat e jugut nuk janë rrëmbyer, pasi po të kishte ndodhur mediat italiane dhe britanike nuk do lavdëronin brigjet e Jonit.

Shpifje të tilla mund ti prodhojnë vetëm kazanë si RAI 3, që sipas Ulsiut, është i blerë nga PD-ja.

©Lapsi.al


29 Comments

  1. Elisa ka promovuar turizmin3 e saj me McGonagall Duke I shkuar ne hotel etc qe qendronte ai !AH PO ELISA SPIROPALI PROMOVON TURIZEM EROTIK PER ELITAT QE I SJELL SKENDERBEU I SAJ ! thotë:

    NE SHQIPERI KA VETEM TURIZEM. EROTIK PIKE VINE SE KANE BERE XHIRON E BOTES VIDEO E KRYETARIT TE BASHKISE SE KUKESIT TURPI ME ZONJENJE LINDITA DUKE I FERKUAR KEMBET KRYEHAJDUTIT MBASE NE DHOME I FERKON DHE KEMBEN E MESIT TURPE ME TE MEDHAJA SE KETO NUK KA KY ESHTE TURIZEM I PROMOVUAR PA LEKE!!

    1. Rekordin e mbajnë mut veliu me kol kyçin
      mero kadri mut gëlbazën dhe lista e tyre perverse frrok qupka lorenc e batone gojorja.etj etj paçavure patronazhiste…

      1. Qeveria tradhtare e kakistokracise, dhe e mega vjedhejs. Qeveri me te ndyre e me tradhtare. Ne historine e saj Shqipria nuk ka njohur kurre! Ptuhh!Te peshtyjme mbi ta!

    2. Thone se parja te ben “te mencur, te bukur” por ketij australopitekut qe belbezon SHSHSHSH…, malokut qe s’di te lidhi nje togfjalesh, me nder minister drejtesie Manja, s’ka cfare t’i bej as parja. KAQ!

  2. Këta pas 12 vjet qeverisje po nxjerrin xhevahire nga goja, po hajde imagjino se çfarë do dëgjojmë nga goja e tyre pas 16 apo 20 vjet qeverisje.
    Ika unë. Po bëj valixhet.
    Shqipëri të kam dhjerë,
    Nuk të mora vesh, asnjëherë.

    1. Perbindesh, me mish qytetesh u mesove.

      Isamai Kadare, Motive per Elektrifikimin e Pergjithshem te Shqiperis 1968
      Pjesa 6. Citoj : ” ( Dhe dhe kur te shkoje malsori i vogel ne teater,/ Kur te shohe pjeset e zymta te Shekspirit. / Do te thote me vete : / Natyrisht kaq intriga / Te frikshme e te erreta ka pasur ne mesjete,/ Gjersa s’kishte hidrocentrale/Dhe elektricitet!)

      Kam shkruar se Sali Berisha eshte Kali i Trojes ne levizjen demokratike te viteve 90. Se vrasja ne rrugen Deshmoret e Kombit me 21 janare, ishte e orgonizuar nga Edi Rama dhe Tom Doshi, malsor, dhe nje tjeter malsor i vrau, Sali Berisha.

      Isamail Kadare , Kali i Trojes, 1968.
      Cotoj: ” Ne qetesine e nates vini veshin, / A nuk degjoni qe larg nje trok te mbytur? / Nga thellsia e miteve te lashta drejt qyteteve tona moderne / Po trokon e avitet nje kale./ Eshte kali i Trojes./
      Ne hapsirat e shkreta, te permbysur nga drita e bardhe e henes,/ Ndiej potkonjte e tij si shkelin mbi pellgjet e zymte,/ Mbi shpinat e shekujve shkelin potkonjte vigane./
      Afrohet./ Me zgavrat e drunjta veshtron qe larg kohen tone,/ Shtepite, kullat e radiostacioneve, antenat./ Dhe prap ecen. / Ecen drejt nesh./ Perse i le germadhat e Ilionit, c’kerkon,/ Qe midis koherave endesh si sonambul? / S’te mjaftuan zjarret, tempujt, klithmat e Trojes,/ S’te mjaftuan qytetet, qe hengre ne kohen e mevonshme ?/ (Tani hene e bardhe, e vdekur mbi to shndrin). /
      Sa here ke hingellitur me ate hingellimen tende te llahtashme,/
      Kur i shihje si po jepnin shpirt/ Nen kembet e tua ?/ Dikur dhe ata ishin qytete si gjithe qytetet./ Jetonin. Oxhaqet nxirrnin tym. Vajzat buzeqeshnin, / Por si mallekim ne horizont u shfaqe ti./ Ata te hapen portat, s’dinin c’ishe?/ Pastaj (o, pastaj ) kur flaket perdridheshin, gjindja ulerinte,/
      Klithnin “oh, tradhti !”, por ishte vone./ Qytetet dergjeshin per dhe tere plage, tymra e zjarre,/ Tek jepnin shirt, ndienin mbi gjoks nje pesh,/ Ca si potkonj te tmerrshem./ Hapinin syte me zor./ Mbi gjoks te tyre ti kishe vene kembet si nje ankth/ Dhe po i merrje frymen./
      Qyteti vdiste/ Mbi rruget, sheshet, trotuaret/ Mbinte bari si qimet mbi nje fytyre te vdekuri./ Ti ikje me tutje,/ Kerkoje nje tjeter./ Perbindesh, me mish qytetesh u mesove. /
      Iken. Trak-truk. Fushe e bardhe, Hene./ Zgavrat prej druri rrotullon ngado/ Ja me tutje ne horizont / Sinjale, kupole, duken,/ Udhekryqe drita…/ Andej drejtohesh./
      Keshtu gjithmone endesh, duke kullotur vdekjen./ As lufta, as uria, as murtaja,/ Nuk kane ngrene kaq qytete sa ti,/ ( Kaq bulevarde, salla postash, teatro, apartamente,/ Kryqezime rrugesh, vajza qe shpejton ne fabrike,/ djem me cigare)
      Tani kerkon perseri./ Prape ke uri./ Barku yt i drujte s’gopet kurre./ Zgavrat e tua te erreta i ke drejtuar mbi ne./ Ngadale po avitesh. Ndihen potkonj./
      Trak-truk me ritem hekzametrik / Potkonjte e tu po ndihen. / Vini veshin!/ Ne gjume, perbindesh, dot s’ke per te na gjetur./ Vini veshin! Vini veshin, / Kali i Trojes!

      1. Edhe Zef edhe Begeja nuk shkojne, per Kukel nuk e di ca do me thone. Sdq ti duhet te jesh njeri i “letrave”, sepse e shof qe te paska fluturu kosherja ndersa bletet kane kohe qe nuk afrohen me ……
        Njerezit kane nevoje per nje mesazh te qarte e te shkurter por dmth-es, ndersa ti si kokrra e palles qe je ke zone gati gjysmen e faqes……

        1. Armiku i Popullit
          Megalomania e turizmit shqipetar esht nje fllucke sapuni
          Turizmi ka shume difekte serjoze
          Rrendi Pastertia teritorjale e turizimit
          Ndertimet ekstreme pa plan
          Por simbas porosive te partive dhe partjakeve
          Uji i pojshem
          Ujerat e zeza kultura turitike zapetimi i plazheve
          Sherbimi higjeno sanitar imejdist ku pushojne turistet
          Ndotja e plazheve nga ujerat e zeza
          Te gjitha keto janmimus i turizmit te sorme
          Problematikst nuk jane vetem te qeverive we kane weverisur
          Krebshkjaket dhe kreplewt e fshaterave jane pergjegjesit direkt te fifekteve turistike dhe te mejdisit te shoqeris
          Te perzgjedhurit e bashkive dhe krieplrwte jane direkt pergjegjesa per kete anarshi te krijuara ne zonat turistike
          Fatkeqesisht te perzgjedhurit deri me sot jane persona we i kane sherbier vetes se tire dhe rrjetit miwesor te tire
          Ata jane pajtur me krimet turistike
          Per te perfituar sa me shume per veten e tire
          Detira e elktoratit esht te mendohet mire ke votojne per drejtim dhe tu kerkohet llogari per shkeljet ligjore
          Dhe jo te ngrihen ne greva per wellime partjke personale
          Por per te pergjitheshmen
          Ku cenohen interesat e popullit

    2. Është e Faik Konicës, idjot.
      Lexo, hap horizontin, bëhu pak më i zgjuar.
      Injorant! Gjindje e pashkollë.

  3. 𝐊𝐞𝐭𝐚 𝐣𝐚𝐧𝐞 𝐩𝐞𝐫 𝐢𝐥𝐚𝐜𝐞, 𝐣𝐚𝐧𝐞 𝐣𝐚𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐞 𝐩𝐬𝐢𝐤𝐨𝐩𝐚𝐭𝐢𝐧𝐞 𝐞 𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐬𝐢 𝐡𝐚𝐣𝐝𝐮𝐭 𝐩𝐚 𝐥𝐢𝐦𝐢𝐭𝐞 𝐤𝐞𝐭𝐚 𝐯𝐫𝐚𝐬𝐢𝐧 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐜𝐝𝐨 𝐝𝐢𝐭𝐞 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞𝐭 𝐪𝐞 𝐨𝐬𝐞 𝐥𝐚𝐫𝐠𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐨𝐬𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐯𝐫𝐢𝐭𝐞𝐧! 𝐓𝐨𝐩 𝐂𝐡𝐚𝐧𝐧𝐞𝐥 𝐞 𝐓𝐕 𝐊𝐥𝐚𝐧 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐯𝐢𝐳𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐞 𝐭𝐮𝐫𝐩𝐢𝐭 𝐧𝐮𝐤 𝐟𝐥𝐚𝐬𝐢𝐧 𝐩𝐞𝐫 𝐧𝐫 𝐞 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐭𝐞 𝐯𝐞𝐭𝐞𝐯𝐫𝐚𝐬𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐚𝐩𝐨 𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐤𝐫𝐞𝐝𝐢𝐯𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐮𝐦𝐚𝐭𝐨𝐫𝐞 𝐩𝐞𝐫 𝐭𝐮 𝐮𝐬𝐡𝐪𝐲𝐞𝐫! 𝐉𝐞𝐦𝐢 𝐭𝐡𝐣𝐞𝐬𝐡𝐭 𝐧𝐞 𝐠𝐫𝐞𝐦𝐢𝐧𝐞 𝐤𝐮 𝐭𝐞 𝐜𝐦𝐞𝐧𝐝𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐤𝐞𝐫𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞 𝐭𝐞 𝐜𝐦𝐞𝐧𝐝𝐢𝐧 𝐧𝐣𝐞𝐫𝐞𝐳𝐢𝐭 𝐞 𝐬𝐡𝐤𝐫𝐞𝐭𝐞, 𝐤𝐲 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐧𝐣𝐞 𝐯𝐞𝐧𝐝 𝐟𝐚𝐭𝐤𝐞𝐪 𝐤𝐮 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐮𝐤 𝐩𝐨 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐚𝐬 𝐧𝐞 𝟐𝟎𝟐𝟒

  4. “Kjo çarje e PD tregon se nuk ka qenë aq e djathtë si parti, sepse do e kishte gjetur gjuhën po të kishte qenë e djathtë. E djathta në thelb nuk e pranon revolucionin. Ajo që thotë Berisha është non sens. Të thuash revolucion në të djathtën, është blasfemi. Revolucioni për natyrë është i majtë, dhe radikalisht i majtë”Albina je bere per te dhjere tani,ke qene kaps nga salihu,me mire ik shkerdheu sa meresh me salihun kaps

  5. o ulsi o kar me zile ,ngrihu ma nalt mor burre …..meksija ne 2022 kishte 66 milione vizitore e megjithate narko shtet eshte …….idiot me dy klase ,nivel mizerabel

  6. Lajmi i fundit vjen nga BABLOKU.
    I irrituar nga Reporti i Rai3, por edhe etiketimi i Narko shtet nga media të tjera europiane apo amerikane, BABLOKU lëshoi deklaratën: “në zgjedhjet e tjera ta shkatërrojmë me votë opozitën”!
    S’ka faj, me mbushjen e administratës me militantë e me blerje vote, s’është çudi! Por BABLOKU nuk e pranon këtë fakt.

    Le t’i japim një shembull me fakte konkrete në lidhje me administratën:

    Rreth 17 miliardë lekë kanë dalë nga buxheti i shtetit për shkarkimet e padrejta nga puna gjatë dekadës së fundit. Këtë e ka deklaruar Ministria e Ekonomisë dhe Financave përmes një përgjigjeje zyrtare.

    Që nga viti 2013 deri në vitin 2022 janë gjykuar nga ana e Gjykatës Apelit administrativ 9566 çështje. Sipas burimeve zyrtare të informacionit nga ana e e kësaj gjykate “ gjatë periudhës 04.11.2013 deri 31.12.2022 rezulton që Gjykata Administrative e Apelit ka disponuar me vendime rreth 9566 çështje administrative me objekt “Marrëdhënie pune” apo “Dëmshpërblim page”, të lidhura me largimet nga puna nga Administrata Publike.

    Në përgjigjen zyrtare të Gjykatës Administrative të Apelit theksohet se volumi i çështjeve që duhet të trajtohen është shumë herë më i lartë.

    Vetëm për vitin 2021, sipas burimeve zyrtare të Gjykatës Apelit Administrative, “janë regjistruar 19.302 çështje, prej të cilave vetëm 887 janë gjykuar, ndërsa presin në radhë për t’u gjykuar edhe 18.415 çështje të cilët do të gjykohen në vitin 2024 e në vazhdim.

    (Marrë nga Gazeta Dita 6qershor 2024)

    ——-
    P.S: Fakti që fiton Rama zgjedhjet me militantë administrate të kërcënuar me vendin e punës apo bukën e gojës sigurisht nuk është arsye për opozitën që të gjejë justifikimin e radhës pse humb zgjedhjet. Një pjesë të fajit e ka opozita sigurisht. Faji kryesor është fenomeni i korrupsionit brenda opozitës, mos qarkullimi i elitave atje, dumbabizmi, pra kanë 3 dekada laj thaj me Saliun (se edhe kur qe Luli prapë Saliu urdhëronte prapa perdes , derisa amerikanët e shantazhuan të përjashtonte Berishën se i kishin dosje).
    Si ka mundësi që PD në 3dekada nuk nxorri dot tjetër përveç Saliut? S’ka Shqipëria intelektualë të zotë, karizmatik, të ndershëm e me kurajo? Ka sa të duash , por Saliu e ka bërë partinë private , dhe atje i duhen vetëm servila dumbabista të kënaqur me llokmat që i jep doktori, se përndryshe s’janë askushi, i çensurojnë edhe mediat pranë opozitës. Doktori është bosi që shpërblen vartësit servila me pabarazi sipas qejfit dhe interesit të vet. Po t’a shikoni çfarë po i thonë tërë kohës popullit tani dumbabistat? Lironi Saliun që ai të “luftojë” Ramën dhe narko shtetin . E kuptoni ça demence!!? Shpresa për të luftuar narko shtetin qënka 80 vjeçari Berisha nën hetim, në arrest shtëpie, që ka qënë në postet më të larta të shtetit përfitoi sa deshi e favorizoi kë deshi (mjafton të kujtojmë thjesht qokën që i bëri dikur Luiz Ejllin duke e çuar konsull më Francë vetëm se ishte dhëndri i vajzës së Zhozit , e cila studionte atje në atë kohë), dhe sigurisht doktori s’ka ça jep më. Shqiptarët e kanë vërtetuar në çdo aspekt të pushtetit të tij të dikurshëm, që më mirë të themi ishte sundim familjar. Si përfundim mund të themi se Rama nuk është i parrëzueshëm nga pushteti, le të ketë me vete në daç mafian e po ashtu ndërkombëtarë të korruptuar. Duhet seriozitet dhe shpresë nga opozita, gjë që tani nuk është. I keni parë protestat e rithemelimit para bashkisë dhe parlamentit, 50-100 veta . Skandal ! Jepuni ndonjë manual nëse janë të paaftë që të bëjnë protesta . Një narko shtet nuk rrëzohet me ato protesta pocake me djegie gomash. Qesharake. Edhe Luli Basha me siguri qesh me ato protesta. Luli vërtet bënte dikur protesta teatrale 2 orëshe më bulevard, por të paktën mbushte sheshin dhe ishte vetë prezent e në fund këndonte dhe himnin, edhe pse më fund tregohej përherë besëprerë. Pra, me mënyrën si po sillet opozita dhe me objektivat që ka me vazhdimin e dumbabizmit , nuk kanë gjë në vijë. Është thjesht tallje me shpresën e shqiptarëve.
    Akoma vazhdojnë me historinë “lironi babën se nuk rrëzojnë dot Ramën”! Rama ua rrëzoi babën me 1 milion vota më 2013 edhe pse bashkë me Metën e gjithë qelbësirat e tjera. Por Sot Saliu është në situatë më të keqe se në 2013. Saliu s’ka shpresë për vete që t’a lirojë drejtësia, dhe del përnatë më ballkon bën sikur i jep shpresë shqiptarëve. I thotë atyre poshtë ballkonit nesër të mblidhemi të rrëzojnë Lali Erin, t’a kapim për zverku t’a krejnë, t’a nxjerrin jashtë bashkisë, dhe sigurisht nuk ndodh asgjë, e kështu mblidhen të nesërmen prapë poshtë ballkonit për t’a rrëzuar ditë tjetër Erionin dhe se arritën fitore njësoj edhe pa arritur asgjë. Një non sens total. Si mund të vazhdosh përditë një budallëk të tillë pa asnjë rezultat? Është bërë situatë komike. Një parti me 70 mijë anëtarë mbledh vetëm 100 veta në protesta!!!! Qesharake. Doktori dhe protestat e tij janë njësoj si Luli dikur por në miniaturë kësaj rradhe, se Luli mblidhte me mijëra në shesh. Sikur vetëm familjarët dhe farefisi i drejtuesve të rithemelimit të shkonin në protestë do bëheshin shumë shumë se ata protestuesit para bashkisë apo parlamentit. Por me siguri që këta nuk i besojnë as familjarët e vetë. Prandaj për sa kohë nga opozita do keni thirrjen “Lironi babën të rrëzojnë Ramën” , atëherë opozita është më hall të madh, dhe nuk merret dot me hallin e popullit. Kështu nuk e rrëzojnë dot Ramën, sepse në fakt ata nuk kanë bërë asnjë lloj rithemelimi, ishte thjesht lëvizje e militantëve dhe dumbabistave nga Basha te grupimi informal i doktorit, i cili vazhdon të jetë në kërkim të vulës dhe lirisë së tij. Një parti nuk varet nga vula për të motivuar njerëzit që t’a votojnë, nuk motivon vula. Vula motivon kokëtulët që nuk dinë dallimin midis të mirës dhe së keqes, shtetit të së drejtës dhe narko-shtetit. Shtresa gri e votuesve dhe njerëzit e lirë nuk motivohen nga vula apo fjalimet e përnatshme pa rezultate të Berishës majë ballkonit. Nuk i shet dot njerëzve më ëndrra me gënjeshtra, nuk jemi në 90, kur njerëzve ju mjaftonte liria dhe deheshin me ndonjë fjalim të doktorit. Po qe se doktori dhe rithemelimi nuk e kanë kuptuar dhe kaq gjë atëherë nuk kanë hall të fitojnë, ose nuk duan të fitojnë, duan thjesht Saliu dhe familja e tij të jetë e mbrojtur nga drejtësia dhe dumbabistat të marrin ndonjë vend si deputet apo privilegje të tjera. Kaq. Të paktën mos të kujtojnë se do gënjejnë shqiptarët se nuk ka më budallenj. Kanë 30 vite që plotësojnë vetëm nevojat e tyre, ose më saktë janë pasuruar sa më s’ka dhe bëjnë sikur i qajnë hallin popullit nevojtar duke i premtuar gënjeshtra që do i realizojnë kur Doktori&CO të vijë në pushtet. Normalisht kanë marrë 30 vite nga jeta e shqiptarëve me premtime boshe. Ka ardhur koha e së vërtetës. Ose ndryshoni duke qënë shpresë e vërtetë ose shkoni pirdhuni me gjithë rithemelimin e përpjekjeve të kota e të interesave personale. Boll u tallet me shpresën e shqiptarëve!!!!

    1. Mbas përpjekjeve shumë vjeçare për të kuptuar pse nuk bëhet Shqipëria, (dhe pse nuk bëhet as Rithemelimi apo PD), më në fund dilema u zgjidh. Fahri Balliu, në një rrëfim te Arjan Çani, tha se duhet ta kujtojnë kur të vdesë, si njeriu që nuk e tradhëtoi kurrë Sali Berishën.
      Të pretendosh që je gazetar dhe shkrimtar (siç pretendon Fahriu për veten e tij), e të bësh këtë deklaratë, dmth ose “kosharja i ka ikur fare”, ose është thjesht një njeri i paaftë dhe frikacak që Saliu i duket si pasardhësi i denjë i Enverit dhe Fahriu s’mund të hedhë poshtë babën diktator.

      Në fakt doktori thekson përherë që PD është forca që solli demokracinë në Shqipëri, dhe si e tillë është e vetmja shpresë për shqiptarët që aktualisht janë nën sundimin e narko-shtetit të Edi Ramës. Sepse thelbi i sistemit politik 30 vjeçar dhe i PD si pjesë e këtij sistemi është pikërisht ky: Partia është konsideruar si pronë private e kryetarit I cili favorizonte kë donte dhe emëronte kë të donte, dhe proçesi i brendshëm partiak ishte thjesht një rutinë votash servilësh të deklaruar e të kontrolluar. Ata që kishin dinjitet, pavarësi, mendim ndryshe, zhdukeshin nga skena politike dhe partia. Themeluesit e vjetër të PD pothuajse kanë ikur të gjithë , nga partia ose edhe nga kjo botë. Aty ka ngelur Saliu (që është një 80vjeçar nën arrest shtëpie, dhe fëmijët e tij bosa ndërkohë që shqiptarët shpopullohen), dhe dumbabistat servila të tij, që janë aty pikërisht se i ka katapultuar apo favorizuar Berisha. Pra në 3 dekada, shqiptarët prisnin e jepnin votën me besim e shpresë te partia që të zgjidhnin hallet, ndërkohë partia ndante llokmat e pushtetit mes vedi. Sidoqoftë Fahriu nuk do mbahet mend vetëm si besniku i përhershëm i Berishës , por si punëdhënësi i parë mediatik i Çim Pekës, (por me ndërhyrjen e xhaxhait të Çimit, Maxhunit), I cili, derisa sa pa e marrë Fahriu në punë endej si jurist papunë rrugëve. Kjo ka shumë rëndësi në fakt, sepse punësimi është thelbi i gjthshkaje, sepse në Shqipëri përherë ka funksionuar kështu me këta sharlatanë, pra i bëjnë favore njëri tjetrit për punësime, poste, para, dalje televizive, pushtet e etj, e ndërkohë bëjnë si të ndershëm duke i dhënë mend njerëzve për meritokracinë. Rezultati dihet: SHPOPULLIMI. Dhe thonë që e ka fajin vetëm Rama me narko-shtetin. Se këta të PD nuk ngritën narkoshtet, kishin vetëm Lazaratin, dhe pushtetin familjar të Berishës. Pra këta thjesht u pasuruan nga pushteti, por nuk kanabisizuan tërë Shqipërinë. E për këtë duan prapë votën, të lirojnë bab Saliun (bashkë me kullat e dhëndrit), dhe të vazhdojnë të ndajnë mes vedi llokmat e pushtetit.

      1. Shqiptarët kanë humbur shpresën. Shpresa vjen nga besimi. Besimi vjen nga faktet ndër vite, dhe faktet janë që kemi të bëjmë me një klasë politike hajdutësh dhe mashtruesish, që kanë shpopulluar masivisht shqiptarët. I kanë dhënë provat. Një klasë politike e do pushtetin për qoka dhe favore, për përfitime personale. Dhe gjatë sundimit, tentojnë të kapin gjithë pushtetet e tjerë, sidomos atë mediatik, por patjetër edhe atë të drejtësisë. Ndërkombëtarët janë thjesht për frazën klishe “mos bëni trazira dhe ruani stabilitetin”! Një pjesë e tyre janë edhe qokaxhinj të korruptuar. E kështu në emër të stabilitetit, autokratët shqiptarë kujtojnë se kanë “liçencë”për të vjedhur, tallur popullin, grabitur e shitur pronat publike, etj. Si mund të bëhet Shqipëria kështu????!!!!!! Pa u larguar kjo klasë politike që nuk ndryshon, nuk ka shpresë dhe gjërat do venë keq e më keq.
        Drejtësia duhet të bëjë punën e saj, por deri tani kemi parë që është marrë vetëm me Saliun (për të cilin thjesht po e mbajnë nën arrest por s’ka ecje përpara të proçesit e as vendim), dhe me ca ministra e ca kryebashkiakë. Peshku qelbet nga koka, ka thënë lideri botëror Ramsi.

        1. Që politika këto 30 vite ka funksionuar me qoka dhe favore kjo dihet. Problemi është se politika këto dekada ka “edukuar” edhe popullin të ecë përpara kështu, sepse pikërisht peshku qelbet nga koka. Politika ka kapur pjesën më të madhe të medias dhe e përdor si megafon propagande. Dhe kryesorja në Shqipëri vërtet është punësimi. Por, gjëja më e rëndë nuk është qoka dhe favorizimi i mikut, por favoret seksuale që iu kërkohen femrave për një vend pune. E mqs ra llafi, në Big Brother Egla Ceno përmendi Saimir Kodrën sikur shumë vite më parë i kishte kërkuar favor seksual që t’a punësonte në TV, gjë që Saimiri e mohoi kategorikisht dhe the sa do e çonte çështjen në gjyq se kjo ishte shpifje. Dini gjë a e hodhi në gjyq Kodra Eglën apo jo? Le të shpresojmë që po. Rezultati i këtij hetimi ka rëndësi. Mos të harrojmë që në kohën e sundimit të Berishës Fiks Fare (ku prezantues programi ishte Saimiri) nxorri video skandalin e mbërtheckave të Ylli Pangos. Dhe ja ku vjen dita që mbërtheckat kthehen si bumerang. Por a është histori e vërtetë??? T’a shohim ç’do bëjë S.Kodra.
          Përndryshe vitin tjetër kush do dojë të futet e të fitojë Big Brotherin duhet të jetë thjesht një shpifës , bullizues, përndjekës, ofendues, sharës.

          1. E mqs ra fjala te Top channel, sot Portokallia mbyll sezonin , është shfaqja e fundit. Por nuk e bënë që nuk e bënë një skeç për Lali Erin dhe hajdutllëqet e drejtorave të tij në bashki. Janë totalisht të kapur dhe nën urdhërat e Veliajt . Një TV që jo vetëm nuk guxon të thotë të vërtetën për Lali Erin se kanë lidhje me inceneratorët, por i hidhen në mbrojtje Veliajt kur e shajnë të tjerët. Deti këtu arrijnë! Nuk është më ai Topi i 15-20 viteve më parë kur kërkonte më të mirët dhe pretendonte të orientohej nga vlerat dhe talenti. Tashmë atje gjthshka është thjesht pazar.

  7. Thone se parja te ben “te mencur, te bukur” por ketij australopitekut qe belbezon SHSHSHSH…, malokut qe s’di te lidhi nje togfjalesh, me nder minister drejtesie Manja, s’ka cfare t’i bej as parja. KAQ!

    1. Po ma nalt o burre!
      Ulsi Manja shemtira fshatareske e rilindjes, miku I Shukriut.
      Ku ka perfunduar ky vend!!!

  8. Ulqiu dhe Elqisa bejne mire te bejne filma me keto skenare turistash. Por sdq Karo-ministri do ti jape doren e fundit te gjithe serive…… . Dmth te gjitha keta kllufa e shurrabajka do ti çoje fillimisht ke dera e Spak, pastaj do shkoje edhe vete … brenda ketij viti !

  9. Sali Berisha, i vetmi politikan shtetformues dhe i paster. Nuk ka asnje cen, asnje dosje. E vetmja arsye pse ai sulmohet, siç edhe Kurti, eshte sepse ka nje racizem krahinor te pamatur e te paarsyeshem. Dhe sepse te dy jane veriore te zote dhe patriote. Po jo mo vellezer e motra nga Fieri, Vlora e Tepelena. Juve iu vrau te gjitha elitat nga veriu ne jug enver i dhjeri ne varr. Mos kini kaq komplekse. E dime qe nuk i meritoni plot gjera, por ne serish nuk iu perjashtuam, perkundrazi. Rruget SB i beri ngado, me shume ne veri ndoshta sepse aty kishte me shume nevoje prej arsyes se mesiperme te racizmit krahinor. Dhe ky racizem buron nga serbofilia e enver b***it qe ishte nje prostitute ne France.
    SB nuk iu ka asnje faj. Ate e duan te gjithe ata qe e kane kuptuar tashme se ai eshte i vetmi qe na del zot neve. Ka eksperience, ka arsye, ka shkollim, dhe mbi te gjitha eshte i vetmi qe mund te beje SERISH nje pune te shkelqyer sepse nuk ka nevoje pará, por vetem per dinjitet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *