• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës para Kuvendit, çfarë raportojnë mediat ndërkombëtare

Arkiva, Lajme, Të fundit
protestën


Mediat ndërkombëtare i ka kushtuar vëmendje protestës së zhvilluar para Parlamentit nga mbështetës të opozitës.

Reuters shkruan se protestuesit antiqeveritarë u përleshën me policinë që i ndaloi të hynin në parlamentin e Tiranës të enjten.

Protestuesit, mbështetës të Partisë Demokratike të opozitës, ndezën zjarre dhe u përpoqën të kalonin një kordon policor në kryeqytetin shqiptar.

Opozita akuzon kryeministrin aktual Edi Rama për korrupsion, nepotizëm dhe afrim me grupet kriminale. Rama mohon çdo keqbërje.

Ata gjithashtu pretendojnë se Rama është duke orkestruar sistemin e drejtësisë, i cili ka vënë në arrest shtëpie kreun e opozitës dhe ish-kryeministrin Sali Berisha që nga dhjetori 2023 për akuza korrupsioni.

Prokuroria ende nuk ka ngritur aktakuzë, por Berisha i mohon të gjitha akuzat.

Ndërkohë në një tjetër media, e cila raporton mbi protestën, thuhet se protesta ka të bëjë me atë që zbuloi “Report” në Rai3, në lidhje me krimin shqiptar dhe trafikun e drogës.

“Kryeministri Edi Rama është kreu i narko-shtetit”, thërrasin protestuesit.

Rreth 400 efektivë të Policisë së Tiranës dhe Forcave Speciale të Ndërhyrjes së Shpejtë po monitorojnë protestën, veçanërisht pasi demonstruesit i vunë flakën disa gomave.

Në seancën plenare të Kuvendit, e cila zhvillohet paralelisht me protestën, opozita kërkoi nisjen e debatit në lidhje me materialin “Raport” të transmetuar në Rai3.

Gjatë seancës u zhvillua një përballje e parë mes përfaqësuesve demokratë, në opozitë dhe mazhorancës socialiste.

Në përfundim të diskutimit socialistët e rrëzuan kërkesën.


4 Comments

  1. Lexoni nje shkrim te sondazhistit ramist Zaloshnja tek menderrorja e Bollinos! Qe thote shqiptaret jame te cuditshem ku nga njera ane 70% thone nuk perfaqesohen nga Kuvendi dhe po aq qe ekonomia eshte me me rendesi se demokracia! Cfare pisi!

    Qytetaret nuk gabojne ne konstatimet e tyre. Qartesisht mbi 70% e tyre pranojne se nuk perfaqesohen nga Kuvendi qe supozohet se kane zgjedhur dhe kushtetueshmerisht ka detyre ti perfaqesoje dhe sigurisht qe ekonomia ose sigurimi i bukes se perditshme eshte prioritare per familjet tona.

    Keto nuk shkojne ne drejtim te kundert, sic ka qef Zaloshnja per llogari te regjimit jo demokratik qe udheheq vendin, por ne sinkron te plote. Per me teper, eshte domethenes qe me shume se gjysma beson se zgjedhjet e ardhshme nga ky regjim do te vijojne te minohen.

    Ndaj nuk eshte cudi qe idiote te llojit Nikolla spiker Kuvendi ti shohim te sillen si pronare te Kuvendit apo me keq, te refuzojne opoziten se medemek po fyjne rande figuren e naltmadhenise! Pika qe su bie!

  2. “Ata kanë agjendën e Berishës. Është shumë qartë, e vetmja gjë që kërkohet është Sali Berisha. Kjo që ndodhi sot m’u duk si një funeral i mandatit të Berishës. Po vjen dita kur Berisha duhet të dorëzojë mandatin dhe e gjitha ishte parafunerali i atij mandati, i cili për fatin e keq të Shqipërisë, ka rrënuar vendin prej 30 vjetësh.Cfare pacavure mediat e huaja jehone por nuk citohet asnje media genjeshter e paster

    1. O sufllaqe, po te guglllosh pak ( jo vetem si besh blowjob Ramaanit) e sheh se te pakten Bloomberg, euronews, Reuters, Nova.new a kane dhene kete lajm.
      Mandati i cdo deputeti dorezohet kur nuk votuesit nuk e votojne me apo kur gjykata jep vendim te formes se prere dhe e denon per nje krim te kryer.

      Per aq kohe sa as njera as tjetra nuk kane probabilitet te ndodhin, nuk i hiqet mandati nje deputeti me gjueti shtrigash e marifete jokushtetuese.
      Nejse, ku do tja dije nje skllav komunist s ecfare eshte e drejta, liria, ligji.

      Per ju ligj eshte cfare shkruan ne FB kryenarcosi Ramazan.

  3. Protestat e karit 50 ceceneve qe djegin goma se kujtojne se do bijen Salih Malokun ne pushtet hahahahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *