• |
ide | kryesore

“Tudor donte të ndryshonte 8”. Lotito tregon përplasjet me kroatin e lajmëron trajnerin e ri

Sport
Lotito


Claudio Lotito ka shpjeguar arsyen e thyerjes së befasishme me Igor Tudor, pas vetëm tre muajsh në krye të Lazio. “Tudor? Ai na kërkoi të ndryshonim tetë lojtarë, shumë për një grup që ne e konsiderojmë në lartësinë e duhur. Por ai u largua si një zotëri, dua të them këtë. Trajneri i ri? Do ta dini së shpejti, e kemi të qartë idenë por nuk kam nënshkruar ende asnjë kontratë”, tha presidenti i bardhekaltërve për Agjencinë e Lajmeve Ansa.

Sa i përket emrave të trajnerëve që kanë qarkulluar ditët e fundit, Lotito ka përjashtuar rikthimin e Maurizio Sarri dhe ardhjen e teknikut të Brighton De Zerbi. Ka rënë edhe alternativa Klose dhe Allegri, por nuk ka konfirmuar, por as përgënjshtruar hipotezën Baroni. “Ajo që ka rëndësi është se ne do të jemi konkurrues – tha ai -. Ne ishim konkurrues edhe këtë vit nëse nuk do të kishim humbur pikë ndaj ekipeve të rangut më të ulët si Salernitana. Ky ekip meritonte më shumë”. Për Luis Alberto, Lotito ka dashur gjithashtu t’i qartësojë gjërat: “Ai na tha se donte të largohej…”.

Lexo më tejKërkoi zgjidhjen e kontratës, Lotito i kthehet Luis Albertos: “Të ikë falas? Nuk jam budalla unë”

Kështu, Marco Baroni është trajneri i ri i Lazio. Mungon vetëm zyrtarizimi pas kontaktit vendimtar mes ish-teknikut të Veronës dhe drejtorit sportiv Angelo Fabiani. Marrëveshja është arritur, disa detaje ende duhet të sistemohen por epoka post-Tudor tashmë ka filluar. Baroni do të ketë një kontratë dyvjeçare me opsion për vitin e tretë për një shumë vjetore prej një milion e gjysmë euro. Pasi i dha fund marrëdhënies me trajnerin kroat, klubi bardhekaltër lëvizi i vendosur për arkitektin e shpëtimit të jashtëzakonshëm të venetëve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *