• |
ide | kryesore

Votimi formal në Këshillin Bashkiak, Arqile Bollano pritet të jetë kryetari i komanduar i Himarës

Arkiva, Lajme, Të fundit


Sot do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës, për të votuar një tjetër emër, që do të drejtojë përkohësisht këtë bashki pas dorëheqjes së Blerina Balajt.

Kjo e fundit qëndroi si kryetare e komanduar për 2 muaj. Ajo paraqiti dorëheqjen të mërkurën dhe njoftoi se largohet nga detyra për arsye personale.

Bala mori detyrën e kryetares pas arrestimit të Jorgo Goros me akuzën e tjetërsimit të dy pronave. Ndërkohë kryetari i zgjedhur më 14 maj 2023 për bashkinë e Himarës Fredi Beleri ndodhet në burg për blerje votash.

Sic ka raportuar më herët edhe Lapsi.al, kryetari i komanduar pritet të jetë Arqile Bollano, sipas një skeme të përgatitur enkas nga kupola politike e PS. Lapsi.al zbardhi dy ditë më parë gjithë prapaskenat e dorëheqjes së detyruar të Blerina Balajt. Lexoni në linkun më poshtë të plotë atë çfarë ndodhi në Himarë.

Prapaskenat/ Si e detyroi Rama të dorëhiqej kryetaren e Bashkisë Himarë


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *