• |
ide | kryesore

Analiza e Lubonjës/ Hipotezat pse vula e PD shkoi tek Berisha

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha lubonja berishës


Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se vendimi për t’i dhënë Sali Berishës vulën dhe logon e PD-së ishte surprizë, duke shtuar se gjithsesi duket i drejtë, pasi shumicën në opozitë e ka Berisha. Në një intervistë në studion e News 24, Lubonja dha disa hipoteza se përse mund të jetë marrë ky vendim. 

“Vendimi është më shumë surprizë. Duhet thënë se është vendim i drejtë, sepse Berisha kishte shumicën në opozitë. Unë politikisht e kam quajtur gabim aktin e Lulzim Bashës. Është vendim i drejtë, por ne jemi mësuar në këtë vend që të drejtën e ka i forti, ai që ka interesa, në këtë histori besoj se ka dorë edhe pushteti, Rama, që ka zvarritur çështjen e vulës. Unë ngre hipoteza se pse iu dha vula Berishës.

Një hipotezë është që drejtësia nuk është 100 përqind e komandueshme, kemi drejtësi që edhe pse jo e pavarur, përbëhet nga njerëz në fund të fundit, ndoshta dhe gjyqtarët kanë menduar se kjo është e drejtë dhe vërtetohen disa gjëra, edhe gjykatësit thonë që do shkojnë deri në fund nga e keqja apo si gjykatës do të mbajmë një qëndrim të caktuar.

Mendoj se skandalet e fundit me siguri që kanë tronditur edhe gjykatësit dhe prokurorët. Tjetër hipotezë është se Edi Ramës edhe mund t’i leverdisë që t’ja japë vulës njëherë Bashës e njëherë Berishës, që të nxisë përçarjet në opozitë. Për këta politikanë, politika është bërë si profesion. Për faktin se çfarë do bëjë Basha, mbetet çështja e hapur. Ekziston dhe tjetër hipotezë pse mund të ketë ndodhur kjo.

Hipotezë tjetër pse mund të ketë ndodhur kjo, sepse është folur për marrëveshje mes Rithemelimit dhe Ramës lidhur me ndryshimet kushtetuese për amnistinë dikur, për ndërhyrje për të kontrolluar SPAK, që iu intereson të dy palëve. Rezultati i votimit mund të jetë edhe kjo.

Gazment Bardhi është treguar më agresiv në disa gjëra, është edhe i ri, nuk është akuzuar për korrupsion. Bardhi besoj se është një figurë që e duan edhe amerikanët. Unë do doja një bashkim të opozitës, të jetë edhe Berisha aty, që të bëhen kundër narko-shtetit. Edi Rama është përjekur gjithmonë që ta përçajë opozitën” – tha Lubonja. ©LAPSI.al 

LEXO EDHE: Andi Bushati: Çfarë fshihet pas “dhurimit” të vulës 

Vula/ Berisha: “Sot e mundëm Ramën”. A është e vërtetë?


7 Comments

  1. Se cfare fshihet mbas dhenies se vules, sigurisht qe do te mbetet mister, por me miliona

    perqind gjykatesit kane zbatuar nje urdher politik qe besoj se ka ardhur nga pertejoqeanit.

  2. Në drekë rroftë drejtësia e pavarur, në darkë poshtë drejtësia e kapur!

    Imagjino për një moment sikur trupa gjykuese të kishte dhënë vendim tjetër! Imagjino që do t’u kërkohej llogari që në brezin e shtatë, do t’i gjendeshin nga ishin e nga s’kishin lidhje e farefisni, do anatemoheshin, linçoheshin dhe kërcënoheshin si vegla dhe si të përdorur nga Edi Rama.

  3. Hipoteza e tretë që ka marrëveshje është hipotezë e atyre që besojnë që Rama I kontrollon të ë gjithë përfshi dhe Berishën !!Hipotezë që vetëm patrnozhistët e thonë e që askush me pak mend nuk e beson. Demokratët jo e jo.
    Berisha nuk bën marrëveshje me dinjitetin dhe me një person si Rama pa dinjitet e antishqiptar.

  4. Armiku i Popullit
    Une jam i djathte kur themi djathet i paster i djathte
    Kreret e PDES TE TE GJITHA PALEVE DUHET TE LARGOHEN ME CEREMONI
    PER PA AFTESIN E TIRE NE DREJTIM
    GZMEND BARI NUK E NJOF POR SIMBASJUSH
    NJE ELEMENT I RI DHE SIC THONI JU SHUME ME RRIGOROS
    TE KRIJOJE KRESIN E PARTIS DEMOKRATIKE DHE TI SHERBEJE ASAJ
    KU TE PLOTESOJE DHE TE METAT E DIFEKTET QE KANE KRIJUAR KARTELET E DULLES
    TI JAPE PARTIS DEMOKRATIKE DHE POPULLIT SHQIPETAR
    SHIJEN E DEMOKRACIS

  5. Rama kryeminister deri me 2029, Sala mban PD-ne, vete ose duke vene ndonje bedel tjeter, ky eshte pazari i thjeshte. Mos u lodhni kot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *