• |
ide | kryesore

Apartamente, dyqane, vila/ Mbetet në fuqi sekuestro e pasurisë së Olton Bistrit

Arkiva, Lajme, Të fundit


Pasuria me vlerë 3.1 milion euro e Oltion Bistrit, mes të cilave 10 apartamente, 22 dyqane, e një vilë luksoze duhet të qëndrojnë të sekuestruara. Ky ishte vendimi i Apelit të Posaçëm ndaj ish-drejtorit të operacionales i arrestuar në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’.

Po ashtu është sekuestruar një truall me sipërfaqe 200 m2 në rrugën e ‘Kosovarëve’ në Tiranë, garazh me sipërfaqe 87.8 m2 në Selitë dhe një ‘Range Rover Sport’, vit prodhimi 2012.

Më 14 maj 2024 me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur sekuestrimin e 36 pasurive. SPAK njoftoi se ka indicie dhe dyshime se pasuritë janë vënë nga aktiviteti kriminal i Bistrit.

Në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’, zbërthimi i aplikacioneve Encro Chat dhe SKY ECC zbuloi rrjetin e anëtarëve të grupit kriminal, ku përfshihej edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-prokurori Xhevahir Lita dhe ish-Shefi i operacionales Oltion Bistri. Ky i fundit akuzohet për ‘korrupsion pasiv’, ‘Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete’ dhe ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ dhe prej rreth një viti ndodhet prapa hekurave.

Komunikimet në aplikacionet e çkoduara, treguan se Bistri shërbente si informatori i çfarë ndodhte në godinën e Policisë së Shtetit, duke ia dërguar Pëllumb Gjokës. Biznesmeni Gjoka kishte një kazino, që nuk lejohej nga ligji dhe për të cilën, sipas përgjimeve në dosjen e SPAK Bistri jepte informacion në raste të operacioneve policore, që mos të goditej kazinoja e Gjokës.

Hetimet për ‘Metamorfozën’ u mbyllën më 4 maj dhe SPAK dërgoi për gjykim 7 të pandehurit, përfshirë biznesmenin Pëllumb Gjoka, ish-prokurorin Xhevahir Lita, ish-kreun e Operacionales Oltion Bistri, Behar Bajrin, si dhe 3 të pandehur të tjerë.

Pasuritë e sekuestruara të Oltion Bistrit:

– 18 Njësi (dyqane) + 1 Apartament, të ndodhura në rrugën “Todi Shkurti”, Tiranë;
– Apartament me sipërfaqe totale prej 400 m2, kati i 6 (gjashtë), ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
– Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 200 m2, Zona Kadastrale 8270, ndodhur në “Rrugën e Kosovarëve”, Tiranë;
– Apartament me sipërfaqe 66.5 m2, ndodhur në kompleksin “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
– Apartament me nr. 18/C, kati i shtatë teknik/8 ndërtim, me sipërfaqe 73.16 m2, i ndodhur në godinën 1, në “Kompleksin Delijorgji”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
– Apartament me sipërfaqe 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
– Njësi (dyqan) me sipërfaqe 125 m2, në katin e parë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
– Apartament me sipërfaqe 138.3 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;
– Garazh me sipërfaqe 87.8 m2, ndodhur në Selitë, Tiranë;
– Apartamenti me sipërfaqe 100.6 m2, në katin e dhjetë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
– Njësi (dyqan) me sipërfaqe ndërtimore 72 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
– Vila A14, në rezidencën “Green Valley”, Tiranë;
– Apartament me nr. 3, kati i katërt, me sipërfaqe 58.5 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;
– Apartament me nr. 9, kati i dytë, me sipërfaqe 58.9 m2, ndodhur në rrugën “Ndreko Rino”, Tiranë;
– Pasuri e llojit njësi (dyqan), me sipërfaqe ndërtimore 110 m2, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
– Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe totale 400 m2, kati i gjashtë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit në kryqëzimin e Farmacisë 10, Tiranë;
– Pasuria e llojit njësi, me sipërfaqe totale 95 m2, në katin e parë, ndodhur në kompleksin e ndërtimit “Square 21”, në Rrugën e Kavajës, Tiranë;
– Automjet i markës “Land Rover” model “Range Rover Sport”, vit prodhimi 2012;
Në total janë sekuestruar
22 – Njësi (dyqane/ambiente biznesi)
10 – Apartamente
1 – Vilë
1 – Truall
1 – Garazh
1 – Automjet


2 Comments

  1. Me vjen keq per kete tipin ,pasi keshtu jane te gjithe rilindasit, thjesht ketij i ra fati i keq

    me ata dreq telefonash.

  2. Kur e imagjinoj vetem, qe jetoj ne nje apartament 2+1 parafabrikat, qe nga koha e Dulles!

    Ky boti ne siperfaqe paska 22 dyqane, 10 apartamente, 1 vile!!! Oh my fucking God!

    Rrofte Demokracia!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *