• |
ide | kryesore

Bashës i ikën deputetja e parë

Arkiva, Lajme, Të fundit


Eralda Bano, deputetja e PD në Qarkun e Fierit është larguar nga grupimi i Lulzim Bashës.

Bano është ligjvënësja e parë demokrate që merr këtë vendim pasi Gjykata e Apelit i la vulën e PD-së, ish-kryeministrit Sali Berisha.

Reagimi: 

Të dashur qytetarë,

Lufta me veten është lufta më e vështirë dhe forma më sublime e rimëkëmbjes, luftë e cila është e domosdoshme dhe jetike. Kjo luftë do duhet të na forcojë e të na kthejë në modelin më të mirë të vetes.

Demokratë të nderuar,

Dëshiroj të shpreh përulësisht një mirënjohje të thellë për këdo që më ka mbështetur në këto vite!

Jam mirënjohëse ndaj miqve, kolegëve,simpatizantëve të mi dhe kujtdo që ka marrë guximin të më kritikojë. Jam e bindur që në ditë të vështira nevoja për të reflektuar mbi të ardhmen prevalon mbi çdo ideologji, bindje apo mendim.

Jam e vetëdijshme se rruga më e mirë për të rikthyer shpresën në çdo vatër shqiptare është që të kemi një opozitë të formuar, të papërçarë dhe të pathyeshme, sikundër jam e bindur që debati i brendshëm duhet të vazhdojë për të mirën e të gjithëve.

Vendimi im politik është i thjeshtë. Unë jam, dhe do të mbetem deputete e Partisë Demokratike të Shqipërisë.


8 Comments

  1. Te qash me lot dhe te qeshesh me renkime!

    Dhe pasi u rrahen me njeri tjetrin me shkopa bejsbolli, raketa pingpongu, gure tavlle, tym lotesjelles, tani kerkojne kthimin e te gjitheve te shtepia e non’dajes!

    A thua bashkimi i opozites eshte ritufezimi i deputeteve ekzistues! Cfare mjerimi!

  2. Tani hoping e ka Luli Basha thoshte Dinorja apo Kimetja. Luli Ra viktime e Zonjes nga Guami qe iku me baller te mbushura me dollaret e droges dhe korrupsionit pasi lexonte deklaratat e shkruara nga Rama ne emer te shtetit te saj. Madje edhe perfundimin e mandating ia njoftoi Rama se ajo ishte hutuar ne gjobevenje.
    Ajo eshte hedhur ne krahe te tjetr kujt por viktimat e saj akoma po mblidhen nga fushebeteja. Masakroi drejtesine, opoziten dhe instaloi diktaturen e primitive e mafia ne qeveri dhe cdo institution te Shqiperise.
    Tani Lulit I duhen 1 mln dollar per nje foto me te .
    PD eshte ajo qe drejton Berisha dhe te gjithe aty e kane vendin perfshire edhe Lulin.
    Me mire te pendohesh ete kthehesh ne familjen tender se te tradhetosh e te fundosesh pergjithmone. PD I kaloi ditet e saj te veshtira.
    Luli provoi dhe la ca gjurme.
    Tani linja ne studio

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *