• |
ide | kryesore

U kapën me thiκa dhe fishekzjarrë, policia gjermane arreston 50 tifozë italianë

Lajme, Të fundit


Policia gjermane ka arrestuar 50 tifozë italianë përpara takimit midis Shqipërisë dhe Italisë në Dortmund. Sipas mediave italiane, tifozët kishin me vete thika, fishekzjarrë, sende të mprehta dhe po përpiqeshin të sulmonin mbështetësit shqiptarë.

Personat e arrestuar janë në paraburgim. Ata janë identifikuar pranë një restoranti ku të veshur me kapuç, po tentonin të përlesheshin me tifozët shqiptarë. Ata do të mbahen në paraburgim për ndoshta 24 orë, më pas do të merret vendimi nga gjyqësori vendas.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *