Një autobus i linjës Shqipëri-Greqi mori flakë mbrëmjen e sotme në shtetin fqinj. Ngjarja ndodhi pak pas orës 6 pasdite në Istmos të Korinthit.
Mediat greke njoftojnë se autobusi ishte i parkuar kur u përsfhi nga flakët. Sipas policisë greke, dëmet janë vetëm materiale.
Autobusi është shkrumbuar i tëri, ndërsa dëshmitarët thonë se flakët nisën nga pjesa e motorit të autobusit.
Në vendngjarje shkuan 2 zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.