Prej kohësh po flitet për rikthimin pas një mungese dy vjeçare të programit “Dancing With The Stars” në Vizion Plus. Sot është zbuluar se kush do të jetë moderatorja e këtij spektakli.
“Express” shkruan se personazhi që do të prezantoi DWS këtë vit është pikërisht aktorja me origjinë shqiptare,e cila jeton në Turqi Almeda Abazi.
Ky emër është lakuar shumë kohë më parë madje shenjat për një bashkëpunim mes aktores dhe afërsisë me këtë kompani mediatike janë dhënë prej kohësh.