Derbi i Stambollit në fushë përfundon në mënyrë të paparashikueshme, me një sherr masiv pas përfundimit të ndeshjes, që rrezikoi ta degjeneronte keq situatën. Galatasaray-Fenerbahce në 90′ minuta përfundoi 2-2 por tensioni, i lartë edhe gjatë ndeshjes, u kthye në rrahje pas fërshëllimës së trefishtë të arbitrit, kur në mesfushë shpërtheu sherri.
Jailson goditi me shuplakë Belhanda dhe vrapon drejt dhomave të zhveshjes, ndërsa të gjithë kundërshtarët e ndoqën pas, për fat pa mundur dot ta arrijnë: në fund tre kartonë të kuq (Jailson, Soldado e Ndiaye) dhe një pamje e shëmtuar e një prej derbeve më të nxehta në botë.
Si rezultat në fushë, mund të konsiderohet gjysëm fitore e Fenerbahce, e katërta nga fundi në Super Lig turke e në një moment shumë të vështirë: pas pësimit të golave të Donk e Linnes, miqtë morën një pikë me golat e Valbuena (penallti) e Jailson që më pas u bë protagonisti negativ i derbit. Galatasaray i Fatih Terim mbetet në vendin e dytë -1 nga Basaksehir.
https://www.youtube.com/watch?v=5FBzrzuwPn8