Milan i tërbuar me humbjen e marrë në Stadium përballë Juventus, mbi të gjitha për gabimet arbitrare dhe një ndjesi favorizimi të kundërshtarëve, që nuk i ka lënë të qetë shpirtrat kuqezinj në përfundim të humbjes 2-1. “Vështirë se premiohesh në stadium, nëse janë vendime për tu marrë në dyshim e sipër 50-50”, tha Reina pas ndeshjes, në të njëjtën linjë me Leonardon, që akuzon mbi të gjithë një penallti të padhënë për Milan.
Rast moviole në të 34′ e Juventus-Milan: Calhanoglu, në të djathtë, krosonfort në qendër, por Alex Sandro devijon topin me dorë. Mbrojtësi bardhezi, mban krahun të hapur (edhe pse më pas kërkon ta afrojë me trupin) por topi godet pjesën e parakrahut. Protesta kuqezi, arbitri Fabbri konsultohet me VAR pastaj vendos të mos japë penallti.
15 minuta pas rifillimit, Dybala hyn në zonë i ndjekur nga Musacchio. Joya, duke e ndjerë kundërshtarin, zgjat këmbën e djathtë duke gjetur kontaktin me mbrojtësin kuqezi që nuk fiton kohë, por zgjedh të ndërhyjë duke mos kapur topin: kontakti është, Fabbri vendos të fërshëllejë penalltinë e VAR i jep të drejtë.
Protesta tjetër milaniste katër minuta nga fundi: në zonën e Juventus kontrastohen Mandzukic e Romagnoli, sulmuesi kroat (me të verdhë) nga toka e godet me shkelm kapitenin kuqezi, me topin larg. Fabbri nuk mund ta shihte, por asnjë sinjalizim nuk erdhi nga VAR.