Një punonjëse e administratës së komunës La Plata në Argjentinë është bërë e famshme për videot erotike që shpërndan. 28-vjeçarja, Sonia Pellizzari është shprehur se e ka nisur këtë për shkak se rroga nuk i mjaftonte.
Ajo thotë se ka shitur online në internet foto dhe video erotike që i kishte bërë gjatë kohës së lirë. E reja shprehet se nuk është një prostitutë, por se i është dashur ta bëjë këtë gjë për të paguar qiranë dhe studimet.
“Nuk dua të tregoj sa fitoj nga videot, por janë shumë. I përdor për të paguar qiranë dhe gjëra të tjera” – tha ajo. Pasi këtyre videove ajo është shkarkuar nga puna. Shefat e saj thanë se arsyeja nuk lidhej me këtë çështje. ©LAPSI.al