Një odise e pafund! Sapo janë kthyer në Kinë nga Spanja (u larguar sepse nuk ishte më e sigurtë), futbollistët e stafi teknik i Wuhan Zall (skuadra e qytetit kinez nga ku lindi në nëntor pandemia për koronavirus) janë futur në izolim në Shenzen. Klubi i qytetit të provincës Hubei, ishte larguar nga Kina në dhjetor për ti ikur emergjencës Covid-19, por pasi e pa veten në rrezik edhe në Europë u rikthye në Kinë, ku gjendet tani në karantinë, pikërisht se kaluar muajin e fundit në Spanjë. Klubi ka bërë të ditur masën e ndërmarrë nga autoritetet lokale, duke shtuar se “pas periudhës së izolimit të kërkuar në Shenzhen, skuadra do të rikthehet tek stërvitjet”.