Një nga serialet më të ndjekur të momentit, jo vetëm në Britani por kudo, është “Gangs of London”. Që pas premierës pak javë më parë, si kritika, ashtu dhe publiku e kanë pritur mjaft mirë shfaqjen televizive.
Me pak fjalë seriali trajton realitetin e nëndheshëm të Londrës së sotme. Aty ku mbizotëron krimi dhe mafia. Ajo ç’ka e bën më të veçantë për ne këtë projekt është pjesëmarrja e disa aktorëve shqiptarë. Orli Shuka, bashkëshortja e tij Eri dhe disa aktorë të tjerë nga vendi ynë janë në rolet e përfaqësuesëve të mafias shqiptare. Ndërkohë një tjetër shqiptar që është pjesë e serialit të suksesshëm. Në një skenë, ku banda e shqitparëve përballet me një prej protagonistëve, në sfond dëgjohet kënga e Mozzik. “Ghetto” për të qenë më të saktë.