Barcelona mposhti 3-1 Napolin në kthimin e 1/8 të Champions League, duke arritur çerekfinalen e turneut. Sidoqoftë, Napoli protestoi në minutën e 5’ të pjesës së dytë për një faull të supozuar në zonë nga mbrojtësi blaugrana Cubarsì. Ai ndërhyri ndaj Osimhen, duke e prekur në këmbën e majtë, por arbitri Makkelie nuk pa asnjë parregullsi.
“Jam i habitur pse nuk ndërhyri VAR – tha ish-arbitri Graziano Cesari për Mediaset pas ndeshjes -. Cubarsì prek këmbën e djathtë të Osimhen me këmbën e tij të majtë. Këtu pati një penallti dhe rezultati ishte 2-1. Një mangësi e madhe që VAR-i nuk ndërhyri, arbitri duhet të kishte kërkuar ndihmë”. “Drejtim i pamjaftueshëm – tha sërish Cesari për arbitrimin e holandezit – Ai nuk respektoi rregulloren”.
Lexo më tej: Video/ Raya heroi i Arsenal, në çerekfinale pas 14 vjetësh me penallti: Rrahmani nuk mjafton për të kaluar Barçën
Cesari më pas kritikon ngjyrën e kartonit që iu tregua Christensen për një faull të rëndë ndaj Lobotka: “Ishte e kuqe”. E për golin e parë të Barcelonës: “Gjithçka filloi me një faull të fishkëllyer të Traorè ndaj Lopez. Nuk kishte absolutisht asnjë faull dhe 15 sekonda më vonë, Barcelona shënoi”.