• |
ide | kryesore

Rrëfimi i Ramës fjalë për fjalë: Çfarë më tha Saimiri për Habilajt!

Arkiva, Lajme



Edi Rama tha se ai nuk ka pasur asnjë informacion për asnjë detaj nga puna e Saimir Tahirit. Rama tha se nuk dinte asgjë çfarë ndodhte në përgjithësi në Ministrinë e Brendshme dhe asgjë në veçanti për lidhjet e Tahirit me Habilajt. Madje kur e kishte pyetur, ashtu naiv, se çfarë kishte të vërtetë në këto akuza, Tahiri ia kishte mohuar.

“Mund ta rrëfej pa asnjë ndrojë. Përgjigjen e Saimirit edhe në publik edhe përballë. Është fiks sikur e keni dëgjuar ju. Asnjë fjalë më shumë. “Me makinën kam gabuar, por pa asnjë qëllim dhe dashje duke mos më shkuar mendja për pasojat. Asgjë nga ato të tjerat nuk është e vërtetë, zero” fjalët që kam dëgjuar unë” u shpreh Rama duke i larë duart nga kjo histori. © Lapsi.al



1 Comment

  1. Kur ta tha kete para apo mbrapa se shave Zaganin? I kerkove falje atyre 3 vajzave te vogla qe i shave Babain para dordoleceve? Vrit mor veten se nuk behet as shteti me kalamaj. Saja gje e zgjuar qe priste kriminele ne zyre, ketej e pergjonin. Vrit mor veten para se ta marrin edhe shtepine se krimi do leket mbrapsht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *