• |
ide | kryesore

Reagon Top Channel: Ylli Rakipi zëvendëson Sokol Ballën të enjten

Paparazzi



Top Channel e bën zyrtare. “Të paekspozuarit” do të transmetohet tashmë në këtë ekran nga e enjtja e javës së ardhshme. Në një njoftim të televizionit kombëtar zbulohen edhe disa nga detajet.

“Aktualiteti politik, ekonomik dhe social, personazhet më të ekspozuar të vendimmarrjes, fenomenet që na shqetësojnë përditë, por edhe personazhet më pak të ekspozuar, ata që politika i harron pasi u merr votën, do të vijnë në Top Channel çdo të enjte nga data 25 janar si Të Paekspozuarit. Një emision nga Ylli Rakipi, me gazetarin dhe analistin Andi Bushati dhe plot emra të tjerë të njohur të gazetarisë shqiptare” – thotë TCH. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *