• |
ide | kryesore

“Largohu! Je askushi!”/ Përplasje e ashpër në studio mes Endri Shabanit dhe Ylli Rakipit

Arkiva, Lajme, Të fundit
endri



Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, kreu i lëvizjes “Thurje”, Endri Shabani, tha se në Shqipëri ka ardhur koha që politika e vjetër t’i lërë vendin të resë. Shabani tha se e njëjta gjë vlen edhe për median, çka u bë shkak për një debat me gazetarin Ylli Rakipi.

DEBATI NE STUDIO

Ylli Rakipi: Po më bën përshtypje që dy njerëz që e dashurojnë SPAK-un më shumë, janë Endri Shabani dhe Edi Rama. Shumë e habitshme.

Endri Shabani: Dhe ti dashuron Sali Berishën. Po çi ke këto?

Ylli Rakipi: Unë dua Sali Berishën? Këtu në emision i kam thënë, pse nuk ikën. Sali Berisha ka qenë shumë vite në pushtet, po unë nuk mund ti them si ti, ik që të vij unë!

Endri Shabani: Ti nuk i thua se je mosha e Berishës, kurse unë jam i ri. Dhe unë e kam parë Berishën që 5 vjeç. Kam 32 vjet.

Ylli Rakipi: Sali Berishën ti duhet ta mundësh me votë!

Endri Shabani: Po ti thua se ky vjedh votat.

Ylli Rakipi: Kush vjedh votat?

Endri Shabani: A po thua se sistemi zgjedhor vjedh votat, se ka paramilitarë që hyjnë në zgjedhje dhe kur humbet Sali Berisha, paska vjedhur pala tjetër. Kur fiton Sali Berisha para meje, e do populli.

Ylli Rakipi: Nëse ti ke idenë se duhet të vdesin Sali Berisha dhe Edi Rama që të vish ti, kurrë nuk vjen ti.

Endri Shabani: E ke gabim. Më pyete pse i kam thënë Berishës largohu. Sepse në vendet demokratike, njerëzit mbyllin ciklin dhe largohen.

Ylli Rakipi: Jam me ty.

Endri Shabani: Frika e tij ishte se a të iki unë dhe të vish ti.

Ylli Rakipi: Po si ikën ky?

Endri Shabani: Nëse këta qëndrojnë me struktura antiligjore, padyshim me SPAK do të ikin, sepse shikoje se si e ka listën e pasurisë ai. 

Rakipi – Ti je askush!

Shabani – Ama nuk kam asnjë kusur mbi supe!

Rakipi – Si mund të kesh kusure, kur nuk je askushi?

Shabani – Hapu rrugën të rinjve se ka gazetarë të rinj.

Rakipi – Le të vijnë, nuk e bëjnë dot! Unë të kam ftuar se thua të ikë Sali Berisha. Të kam thirrur të flasësh si politikan. Sa vota ke marrë?

Shabani – 11 mijë vota.

Rakipi – Asgjë nuk janë, ti je një hiç. Përse do vish për shqiptarët? Ti je këtu dhe nuk po thua asgjë.

Shabani – Për ta shpëtuar Shqipërinë nga ju.

Rakipi – Po ca lidhje kam unë?

Shabani – Sepse ti je pjesë e kësaj!

Rakipi – Çfarë përfaqëson ti?

Shabani – Përfaqësoj një brez që ka lindur dhe është rritur me ty në TV.

Rakipi – Berisha ka ikur, ti nuk vjen dot.

Shabani – Ty nuk të nderon që u thua njerëzve ti nuk vjen dot.

Rakipi – Sa vjet ke në politikë?

Shabani – Dy!

Rakipi – Sa votues ke?

Shabani – Janë 11 mijë njerëz që nuk të kanë dëgjuar ty.

Rakipi – Jam i sigurt që më kanë dëgjuar se audienca ime është më e mira.

Rakipi -Pse më gënjen mua kamë dy vjet në politikë. Ke qenë me Kreshnik Spahiun.

Shabani – Kur AK u bë parti nuk kam qenë anëtar. Kam mbështetur kauzat e tyre.

Ylli Rakipi: Zotëri, Berisha del pa logo, që ia morën dhe fiton 500 mijë vota. Po ti çfarë merr? Sa vote more ti? Se ti po flet këtu si analist dhe jo si politikan.

Endri Shabani: Saliu duke të pasur ty, duke pasur të gjithë mediat…

Ylli Rakipi: Mua?

Endri Shabani: Berisha ka marrë personalisht më pak vota se unë, personalisht ka më pak vota. /MCN



12 Comments

      1. Shaban pret ta bej SPAK dhe USA politikan dhe ng askushi te behet dikushi,nuk te ben amerike politikan kur je me brek neper kembe aq sa beri dhe Luldhimin.
        U lodh Eskobari por luli koqe se koqe mbeti ,genjet diten per djell dhe ska byth me shku as ne Kuvend mender lider i opozites.
        Rri luldhimi rri dhe shabani si miza ke bytha e kalit dhe i duket se terheq karrocen ,aty vetem era mu….t vjen dhe ketyre te dyve ju pelqen .
        Pret luli pret shabani te marrin pushtetin me debat kuvendor o mortja mender politikan leshi pa asnje vizin per popullin por me vizion per xhepin e tyre🤮🤮

    1. Per mua Shabani preku token kur komentoi rreth prones private me rastin e SPAKUT per ceshtjen e Saliut. Ore edhe komunistet e vertete ke qef ti degjosh kur artikulohen per pronen. Po keto shartimet komunist, shabanist, xhelozist jane shume te neveritshme. Keta e duan fitoren ne tavoline.

  1. Keta edhe kur debatojne ashper me njeri-tjetrin nuk guxojne te dalin jashte kornizave te tyre te interesit.
    Shabani pretendon se eshte figure e re, ndonese eshte aktiv ne politike qe ne vitin 2012. Nuk ka sjelle asnje risi, perveç se nderrojne emrat e partise, logote e partise, etj. Nuk ngjitesh ne politike duke shpresuar te mbyllja e ciklit biologjik te politikaneve aktual, as duke pozuar ne foto me ambasadoren Yuri Kim. Imagjino keta kane ndroje te thone se nga kush paguhen, kush vazhdon t’i financoje. I luan kartat nga larte ai i gjati, i perdor keta shabanrat, adriatikrat e arlind qorrat njesoj si Veliajn me Mjaftin dikur. Kontrollon gjithçka ai i gjati, duke i joshur me fonde e goditur me SPAK-un kur i rrebelohen.
    Me mire se te gjithe kete e di edhe Ylli Rakipi, qe Edush Diarene qe i mbyll emisionin, e fton (gjejeni vete arsyen) serisht 6 ore ne interviste dhe ka frike ta pyesi per patronazhistet apo inceneratoret…

  2. Një cipë fare fare e hollë e ndan Ylli Rakipin me Tom Doshin. Një gërvishje fare e lehtë që i bëri ky i nismës thurje dhe u shfaq Rakipi i vërtetë, tek fliste nëpër dhëmbe – “robt e shpis’.

    1. I shkreti ti per mend qe ske..
      Kur te pelqen kaq shume ky shabani pse nuk e voton?
      Kur votoni rilindjen mbylleni gojen, moi i jepni mend te tjereve.

  3. Bravo Ylli, me ne fund doli dikush qe ti thote ca llafe ne surrat ktij palacos. Ky bashkë me Panon (ish LSI-stin hajdut) i cili nje post mediokër kishte por ama i bëri kërdinë korrupsionit.
    Çdo subjekt politik qe nuk ben publike te ardhurat dhe financuesit e tijë pa me te voglin dyshim qe është e korruptuar, dhe punon kundra interesave te popullit!

  4. Sa si puna e këtij kanë filluar dhe janë në zhdukur nga politika shumë shpejt. Kanë qenë njerëz më me shumë përvojë e kapacitete me politikë dhe nuk kanë pasur karrierë. Po përmend dhe mikun e këtij Shabanit ,Spahiun. Nga ana intelektuale dhe iniciativës dhe programit arriti të ketë një elektorat të bollshëm.Po tani ku është. Opinionist që s’bën gjë tjetër që vetëm shan Berishën. Edhe ky po të njëjtën gjë bën a thua se Berisha është pengesa për të të!!!

  5. Keta rrine poshte pemes me goje hapur, pa bere asgje, dhe presin qe frutat e pemes te piqen, te keputen e tu bien drejt e ne goje.
    Cudi se si ky Shaboni e disa te tjere si ky “aktivizohen” sa here ka zgjedhje ose situata kur lekunden themelet e establoshmentit, pjesen tjeter e kalojne ne gjume.
    Kush i aktivizon?

  6. Ky rrota karit eshte pjese e atyre njerezve qe nga hici katapultohen ne politike dhe i duket sikur kane vlera.Njerez qe pa punuar asnje dite dhe pa eksperience marrin poste drejtuese dhe u jepet hapesire ne media dhe taksirati miletit te degjoje pacavuret e tyre.

  7. Shaboni eshte krimb qe kujton se do ta votojne me detyrim se keshtu thote ambasada (me kujton ate hajdaren) kurse Rakipi eshte i perlyer ne korrupsion e vjedhje tokash, ne fillim me Tosin dhe me tej me Ramen dhe me Bashen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *