• |
ide | kryesore

VIDEO/ Çfarë indiference Arta Marku për qytetaren, që ulërin kundër prokurorëve!

Lajme, Të fundit

Arta Marku u përball me një situatë të sikletshme, kur ishte duke hyrë në godinën e Prokurorisë së Durrësit për analizën rutinë të vitit të kaluar. Në hyrje të prokurorisë e pritën me ulërima.

Një grua e moshuar ka nisur të thërrasë me sa fuqi që kishte, kur pa kryeprokuroren: “Hiqi të gjithë, që nga roja tek dera, hiqi të gjithë nga puna prokurorët….!”

Nuk dihet çfarë halli e detyroi gruan të krijonte një skenë të tillë në mes të rrugës.

Asnjë nga stafi që shoqëronte kryeprokuroren nuk u interesua. Një grup burrash rrethuan menjëherë kryeprokuroren, si për ta mbrojtur nga thirrjet dhe akuzat për prokurorët e Durrësit.

Por ajo që ra në sy ishte indiferenca që tregoi Arta Marku. Në vend të pyeste se çfarë po ndodhte, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme shpejtoi hapat dhe bëri sikur nuk i dëgjoi ulërimat.

Siç duket nga filmimet, është e pamundur të mos i dëgjosh britmat e gruas së moshuar.

Dëgjoni në videon më poshtë thirrjet e gruas së moshuar dhe shpërfilljen epike të kryeprokurores:

 

4 Comments

  1. Hajde plehra hajde! Pse, cfare duhet te bente , ta ftonte per kafe!?
    Jeni aq te pacipe dhe perverse sa kerkoni qe cdo qendrim dinjitoz ta deformoni per t’a kthyer ne ushqim per zagaret tuaj.

  2. Kto ku jam une or ti gazetar miku, qofte edhe zog po te behesh e te fluturosh, as nuk e sheh dot me sy Prokurorin e pergjithshem, jo me t’i afrohesh e t’i ulerish.
    Pa gjemojeni pak ate plaken qe bertet, se mos na ndonje djale ne burg; per vrasje apo perdhunim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu