Disney së shpejti do të mbajë premierën e filmit më të ri të saj, “A Wrinkle in Times”. Ndërkaq, kënga e Sias, “Magic” – e cila ende nuk është publikuar, është përzgjedhur të jetë kolonë e zanore e këtij filmi. Këtë njoftim e ka bërë të ditur vetë këngëtarja australiane përmes një postimi në Facebook.
“Kënga e re ‘Magic’ e Sias do të jetë kolona zanore për filmin e Disneyt ‘A Wrinkle in Time’! Shikoni filmin dhe merreni albumin në mënyrë digjitale më 9 mars. Ekipi i Sias”, ka shkruar këngëtarja.