• |
ide | kryesore

Rihanna ekspozohet me barkun e fryrë, tregon të vërtetën (FOTO)

Paparazzi, Slider



Rihanna shkëlqeu me performancën e saj në ndarjen e çmimeve në Brit Awards mbrëmjen e djeshme dhe format e saj fizike, specifikisht barku i fryrë kanë krijuar dyshime tek fansat se ndoshta këngëtarja po pret fëmijën e parë më miliarderin Hassan Jameel.

Pikërisht fakti që i ka bërë përshtypje fansave ishte se Rihanna si gjatë performancës po ashtu edhe pas saj ka mbajtur dorën mbi barkun e fryrë, fakt ky që ka shkaktuar me qindra reagime në Twitter, fansa të cilët pyesin nëse këngëtarja është vërtet shtatzënë.Në një intervistë të dhënë së fundmi për tabloidin “Mirror”, 30 -vjeçarja është shprehur se as që ka ndër mend të ketë një fëmijë, të paktën jo edhe për pak kohë. Ajo shtoi se trupi i saj ndryshon peshë brenda pak ditëve për shkak se ka një sistem tretës të çrregullt.

“Një javë jam shumë e hollë dhe vesh rroba të masave ‘small’, ndërsa ditë më vonë bëj të kundërtën, por shtatzëne nuk jam” -ka përfunduar Rihanna ndërkohë që ditën e kaluar festoi ditëlindjen në një darkë private me familjen dhe miqtë e ngushtë.

bf_ae.PNG



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *