• |
ide | kryesore

VIDEO/ I moshuari “lë me gisht në gojë” policët e Lali Erit

Syri i Lapsit

Është i madh zelli i policisë bashkiake të Tiranës ndaj “të vegjëlve” që mundohen të tregtojnë rrugëve të kryeqytetit. Janë të panumërta videot apo fotot në rrjetet sociale për mënyrën e dhunshme të sjelljes së këtyre policëve ndaj atyre që janë pa mbrojtje “atje lart”.

Një rast i veçantë u publikua nga “Fiks Fare” ku dy policë bashkiakë menduan se e kapën njërin që po tregtonte pikërisht poshtë bustit të Avni Rustemit në sheshin q mban të njëjtin emër. Por aksioni i shkoi dëm. Bëhej fjalë për një të moshuar që mesa duket kishte ndalur të pushonte pak dhe pasi pa policët të afrohen, mblodhi sendet personale dhe u largua. ©LAPSI.al

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu