• |
ide | kryesore

VIDEO+18/ Shefi, seks me vartësen mbi tavolinë. Policia: Është false

Syri i Lapsit

KUJDES! IMAZHE ME PERMBAJTJE TE FORTE EROTIKE!

Video shokuese e shpërndarë me shpejtësi në disa media online ku dukej bosi i një kompanie të madhe kineze duke bërë seks me një kolege më të re mbi tavolinën e punës duket se është false. Autoritetet kineze thanë se kanë arrestuar dy persona të akuzuar për “shpërndarje të lajmeve të rreme”.

“The Sun” shkruan se të arrestuarit kanë shpërndarë videon duke ia faturuar atë punonjësve të kompanisë së njohur “China Southern Power Grid” me qendër në Guangzhou.

Aktualisht jepen vetëm mbiemrat e personave të arrestuar një burri me mbiemër Tang dhe një vajze me mbiemër Wang, të dy 30 vjeç. Ata pretendonin se në video ishte një drejtues i kompanisë i cili kishte lënë hapur kamerën e kompjuterit të punës pas një videokonference. Një tjetër koleg e kishte regjistruar teksa ai bënte seks mbi tavolinë.

Tang mësohet të ketë thënë se “kishte dëgjuar thashetheme” për një skandal seksi në zyrat e Guangzhou, por nuk ka treguar ku i gjeti pamjet për ta ilustruar. Wang i tha policisë se vetëm e kishte shpërndarë historinë në rrjetet sociale, por nuk e kishte prodhuar atë.

Çështja është ende nën hetim. Ende nuk dihet cilët janë personat që shfaqen në videon e cila është censuruar nga autoritetet kineze në rrjetet sociale. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu