• |
ide | kryesore

Sherr mes FIFA dhe “France Football”, nuk do ketë më “Top të artë”

Arkiva, Sport
topi-i-arte.jpg



Trofeu i “Topit të Artë” të Fifa-s ose ndryshe “Fifa Ballon D’or” mund të mos ekzistojë më nga ky vit, të paktën jo me emrin e tij aktual.

Revista prestigjoze franceze France Football dhe Fifa, të cilat nga viti 2010 i kanë bashkuar çmimet e tyre në 1, duket se mund të mos vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre.

Palët janë ende në bisedime, por presidenti i ri i qeverisë së Futbollit Botëror, Gianni Infantino duket se preferon dhënien e një çmimi të vecantë nga ana e insitucionit që ai drejton, atë të Lojtarit më të mirë të Vitit nga Fifa, që është dhënë përpara vitit 2010 paralelisht me “Topin e Artë” të France Football.

Që nga krijimi i “Fifa Ballon D’or” në vitin 2010, që ndryshoi njëkohësisht dhe mënyrën e votimit ku fituesi përzgjidhej nga trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare, vetëm dy lojtarë kanë mundur të fitojnë këtë trofe prestigjoz, Lionel Messi që e ka marrë katër herë dhe Cristiano Ronaldo 2 herë, ndërsa nga një trofe e kanë kur ky çmim individual menaxhohej nga revista franceze./SuperSport