• |
ide | kryesore

Hafizi tregon pse po e sulmon De Biazi

Arkiva, Sport
hafizi-2.jpg

Astrit Hafizi ka replikuar pas intervistës së Xhan De Biazit.


Ky i fundit tha një ditë më parë, se Hafizi e kritikon se është xheloz për rezultatet e kësaj Kombëtare.


Sipas De Biazit, Hafizi ka pasur në drejtim një brez të artë lojtarësh kur ishte trajner i Kombëtares, por dështoi të arrinte ndonjë rezultat.

Hafizi i përgjigjet sot te “Panorama Sport”, duke thënë se De Biazi është arrogant.

“Nuk mund të kem kurrsesi xhelozi kur po drejtojmë një skuadër në dy epoka krejtësisht të ndryshme. Kush ka mend e kupton këtë. Por ne presim që të huajt dhe në veçanti italianët të reflektojnë edhe një kulturë ndryshe në krye të ekipit përfaqë- sues dhe jo të fyejnë kolegët e tyre”, thotë Hafizi.

Sipas tij, De Biazi e sulmon sepse ai e ka kritikuar pse la jashtë Kombëtares në Europian Gjimshitin, ndërkohë që sot ai është titular.

Kthehu