• |
ide | kryesore

Trump: Ligji për emigrantët do hyjë në fuqi, përpjekje qesharake për ta bllokuar 

Arkiva, Planet
trump .jpg



Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar ashpër në Twitter pasi një gjykatësI James Robart ka bllokuar përkohësisht urdhërin e tij ekzekutiv që ndalonte të gjithë refugjatët dhe vizitorët nga shtatë shtete me popullsi kryesisht myslimane, për të hyrë në SHBA. 

Trump vendimin e gjykatësit e ka quajtur “qesharak” dhe se do të hidhet poshtë. 

Presidenti ka shkruar gjithashtu se “disa vende të Lindjes së Mesme pajtohen me këtë urdhër”. 

“Ata e dijnë se nëse njerëz të caktuar lejohen brenda, atëherë kjo nënkupton vdekje dhe shkatërrim”, ka thënë ai.

Gjyaktësi federal, James Robart, që në atë pozitë ishte emëruar nga ish presidenti George ë. Bush, ka vendosur mbrëmjen e 3 Shkurtit ndalimin e këtij urdhëri ekzekutiv.