• |
ide | kryesore

VIDEO/ Policia spanjolle arreston “Cristiano Ronaldon” në fushë

Arkiva, Sport



Ndeshja e sotme mes Getafes dhe Real Madrid regjistroi një “pushtim fushe” mjaft të veçantë, pasi në fund episodi u mbyll me arrestimin nga policia të Kristiano Ronaldos. Jo atij të vërtetit, por sozisë së tij, i cili zgjodhi të shkonte të takonte portugezin në mes të takimit.
Në minutën e 22-të të ndeshjes, gjyqtari sinjalizoi për një ndërprerje të lojës, pasi vuri re se një person i veshur me kompletin e Real Madrid kishte hyrë në fushë pa u vënë re.
Djaloshi shkoi me shpejtësi te Kristiano Ronaldo, numrin e të cilit mbante në fanellë dhe pasi shkëmbeu disa fjalë me të, u largua nën shoqërimin e policisë, shumë i lumtur që ia kishte dalë me sukses të takonte idhullin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *