• |
ide | kryesore

Goditja e klanit të Habilajve. Priten arrestime “peshqish të mëdhenj”

Arkiva, Kryesore

Arrestimi bombastik i Moisi Habilajt në Itali ka ngjallur një mori spekulimesh në Tiranë. Një nga krerët e klanit vlonjat të trafikut është anatemuar shpesh nga opozita vendase dhe mediat si një njeri me lidhje të forta politike dhe sidomos në radhët e policisë. Ish shefi i antidrogës në Vlorë, Dritan Zagani, i pari që foli publikisht për ta tha dy vite më parë së ata ishin nën mbrojtjen direkte të kushëririt të tyre Saimir Tahiri.

Të gjitha këto hipoteza që shoqërojnë prej mëse dy vjetësh këtë klan të trafikut sot po marrin rrjedha të tjera. Duke u nisur nga lidhjet e tyre me kupolën ë lartë të policise thuhen se priten arresmime edhe në gjirin e drejtuesve të uniformave blu. Mbrëmë gazetarja e kronikës Klodiana Lala citoi burime nga prokuroria që thoshin se në Itali po hetohen edhe krerë të lartë të policisë. Për arrestime ka folur edhe kreu i opozitës Lulzim Basha. Ai i ka kërkuar sot Edi Ramës arrestimin e Saimir Tahirit. Por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte fakti se Basha tha që kryeministri i ka mbi tryezë dokumentat e partnerëve perendimorë që dëshmojnë për lidhjet e ish ministrit të brendëshem me drogën.

Kjo deklaratë mund të mos merrej seriozisht dhe mund të shihej si një provokim opozitar. Por ka gjasa të mos jetë kështu. Disa ditë më parë Basha e paralajmëroi Ramën në kuvend se ai do goditej ashpër nga diplomatët perendimore. Nuk vonoi shumë dhe Donald Lu bëri deklaratat e forta për katër klane dhe 20 familje mafioze në Shqipëri.
Dyshimet janë se ambasadorët po e furnizojnë me material opozitën për të realizuar qëllimet e tyre në goditjen e krimit. A janë edhe deklaratat e Bashës se Rama e ka mbi tryezë dosjen e perendimorëve për Tahirin?
Kjo do të shihet.

Por tani për tani mendohet se goditja e klanit të Habilajve nuk do të përfundojë këtu. Nuk do të jetë çudi që goditja e tij të shkojë edhe më lart, në kupolën drejtuese të policisë dhe tek politikanët e lartë.
©Lapsi.al

1 Comment

  1. FSHATARE BARKEDERA ME PARATE E DROGES KRIMINELA DHE KAFSHE QE DUHET TE ZHDUKEN SI E KEQJA E KETIJ KOMBI….!!!!!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu