• |
ide | kryesore

Manjani: Si do t’i kërcënojë Rama prokurorët për ngjarjen e Habilajve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ylli Manjani deklaroi se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë hetimit të klanit të Habilajve. Ngjarja që mori përmasa të mëdha kur në përgjimet e grupit përmendet Saimir Tahiri, sipas Manjanit, nuk mund të hetohet nga autoritetet shqiptare.

Manjani është i bindur se Rama kishte dijeni për Habilajt. Për të, të thuash që Rama nuk di gjë është njësoj si atëhere kur thuhej se nuk di gjë Enveri, pasi këto gjëra i bën Mehmeti etj.

Manjani theksoi se pas publikimit të dosjes, prokuroria e ka të pamundur të hetojë kryeministrin Rama. Kjo, pasi ai i kërcënon prokurorët me vetting-un.

E vërteta nuk mund të gjendet nga autoritetet tona. Duhet të kujtojmë se arrestimi i Habilajve u bë nga autoritetet italiane. Rama mos të kërkojë të vërtetën, sepse ai e di. Nuk mund të thotë që nuk e ka ditur. Është njësoj si atëherë, kur thuhej nuk di gjë Enveri, se këto gjëra i bën Mehmeti apo të tjerët. Rama duhet të dorëhapët për t’i hapur rrugë të vërtetës. Cili prokuror mund të hetojë kryeministrin. Ai e kërcënon me vetting. Unë i kam denoncuar rastet, në kohën kur isha në qeveri. Kam ditur diçka dhe e kam thënë, edhe pse kjo me kushtoi “kokën time”, politikisht.” – u shpreh Manjani në emisionin “Studio e Hapur”. ©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *