• |
ide | kryesore

Mosarrestimi i Tahirit, Ilir Meta thyen heshtjen: Të bashkohemi kundër drogës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në përfundim të konferencës ndërkombëtare për zbatimin e vendimeve gjyqësore, presidenti Ilir Meta është pyetur nga gazetarët edhe për votimin e djeshëm në Kuvend, ku u rrëzua kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit.

Meta nuk ka komentuar direkt për Tahirin, por është shprehur se duhet të jemi të gjithë të bashkuar kundër drogës, krimit dhe grupeve të trafikantëve.

“Nuk kam asnjë koment për çështjen e imunitetit por të gjithë forcat politike dhe institucionet e drejtësisë duhet të bashkohen në luftën kundër trafiqeve dhe kundër drogës në përpjekjen për sundimin e ligjit”, tha Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *