• |
ide | kryesore

Ndalohet mjeti me targa shqiptare në Igumenicë, brenda fshihte 6 kg heroinë, 2 në pranga

Arkiva, Lajme



Policia ka goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Një automjet me targa shqiptare me 6 kg heroinë është ndaluar në Igumenicë të Greqisë. Gjatë një operacioni të zhvilluar në portin e Igumenicës, policia ka arrestuar dy shtetas, një 53-vjeçar, dhe një 50-vjeçare.

Mësohet se kanë rënë në pranga shoferi i mjetit tip “BMW”, me të cilin po transportohej lënda narkotike, si dhe një femër, që ishte pasagjere. Në mjetin me targa shqiptare, në një vend të krijuar enkas në bagazh, që hapej me një portë të veçantë, u gjetën dhe sekuestruan 6 kg e 50 gr heroinë, e cila kishte si destinacion Italianë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *