• |
ide | kryesore

Policia konfirmon arrestimin e të riut me 800 mijë euro, por fsheh patentën e Saimir Tahirit

Lajme, Të fundit
policia-e-tiranes-1-640x480-3.gif



Pak pas denoncimit të Lulzmi Bashës për arrestimin e një personi, Orest Sota, të cilit iu gjetën 800 mijë euro në makinë dhe patenta e Saimir Tahirit, ka reaguar Policia e Shtetit. Përmes një njoftimi policia konfirmon gjetjen e parave, por jo të shumës dhe as patentën në emër të Saimir Tahirit, sikundër pretendon kreu i PD-së.  Më poshtë njoftimi i policisë.

Zyrtarisht, Policia njofton se: Me datë 02. 11. 2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.S vjeç 25, banues në Tiranë, administrator i një subjekti privat sh.p.k pasi më datë 01.11.2017, në rrugën nacionale, në fshatin Balldren, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Land Rover” dhe nga kontrolli në mjet ju gjetën e bllokuan një sasi e madhe eurosh, i cili pretendonte se do t’i përdorte për likujdimin e faturave, por të pa shoqëruara me dokumentin e origjinës.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për Veprat Penale parashikuar nga nenet 291, 242 e 180 të Kodit Penal.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *