• |
ide | kryesore

Khloe Kardashian shfaqet shtatëzanë (FOTO)

Paparazzi, Slider



Motrat Kardashian duket se kanë vendosur të na sjellin rrotull me këtë çështjen e shtatzënisë. Pas tamponave të vënë re në foton e hedhur nga Kylie, që ngriti goxha dyshime, këtë herë është Khloe ajo që “luan”.Ditën e djeshme, Khloe u sigurua që ta fshihte barkun sërish teksa fotografohej nga paparacët. 33- vjeçarja kishte veshur një pallto velvet, e cila i rrinte mjaft e gjerë dhe e mbulonte mirë e mirë. Në foto shihet sesi Khloe e fsheh barkun po ashtu edhe me duar.Ajo u pa të dilte nga një galeri arti në Kaliforni, ku po merret me xhirimet e serive më të reja të reality-t “Keeping Up With The Kardashians”, bashkë me Kris Jenner- in, Kourtney- in dhe ish- in e saj, Scott Disick-un. Mendohet se Khloe mund të mos jetë ndjerë fort mirë, arsye kjo pse i la xhirimet dhe u largua shumë herët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *