11 të akuzuarit për tjetërsim të pronave të paluajtshme në bregdetin e Spillesë kanë dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Gjykata e Kavajës ka caktuar masën ‘arrest me burg’.
Mes 11 të arrestuarve është edhe Seid Çikalleshi, vjehrri i ish-kandidatit për kryetar bashkie, Elvis Rroshi, që u dorëzua këtë të enjte në polici.
©Lapsi.al