• |
ide | kryesore

Jennifer Garner: Nuk ndihem e lumtur, jam vetëm

Paparazzi, Slider



Jennifer Garner ka folur në një intervistë për ndarjen e saj nga aktori i njohur Ben Affleck. Garner ka rrëfyer se që nga qershori i vitit 2015 kur ajo dhe Ben vendosën të mos ishin më bashkëshortë, aktorja nuk ka dalë më me asnjë mashkull, madje as ka tentuar të njohë dikë tjetër.

“Unë nuk kam dal në takime madje as nuk jam e interesuar. Miqtë e mi duan të më njohin me meshkuj të tjerë por përgjigja ime është e thjeshtë dhe e njëjtë: Jo faleminderit! Unë kurrë nuk do ta kisha zgjedhur këtë jetë për veten dhe fëmijët e mi. Nuk do të doja të isha kurrë një nënë beqare apo në situatën që jam tani. Është diçka me të cilën aktualisht po përpiqemi ta tejkalojmë. Nëse një ditë do të ndodh që të dalë me një mashkull duhet fillimisht të qartësoj idenë se jo të gjithë meshkujt janë njësoj, jo të gjithë janë fajtorë. “,- ka treguar Jennifer.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *