• |
ide | kryesore

Çiljeta Xhilaga: E zhgënjyer nga votimi i kolegëve, rëndësi kanë klikimet

Paparazzi, Slider



Mes shumë këngëtarëve të njohur që nuk u bënë pjesë e finales së Këngës Magjike këtë edicion, ishte edhe Çiljeta Xhilaga.E kontaktuar nga revista Class, Çiljeta, megjithëse ka dashur të përcjellë në heshtje këtë moment për të qenë sa më larg diskutimeve dhe komenteve, tha vetëm që:“Jam vërtet e habitur dhe shumë e zhgënjyer nga votimi absurd i disa prej kolegëve të mi. Nuk kërkoja të më kualifikonin për miqësi, por për tërësinë e elementëve të një performance që ishte absolutisht në standardin e një nate finale. Përpara dinjitetit tim nuk vë asgjë. Megjithatë karriera vazhdon. Është zgjedhje shumë e mirë ideja e klipeve. Aty je i pakushtëzuar nga kupat dhe fitoret, kanë rëndësi klikimet. Sa herë dëgjohesh, është e barabartë me sa herë pëlqehesh”, – thotë ajo duke dashur ta mbyllë këtë pjesë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *