• |
ide | kryesore

Akuzat për Balilin/ Edmond Spaho prish planin e socialistëve për t’u përplasur me LSI

Lajme, Të fundit

Socialistët përdorën një interpelancë të kërkuar nga Erion Braçe për të nxjerrë në parlament dy kontrata të firmosura nga Edmond Panariti ish ministri i Bujqësisë, ku të afërm të Klemend Balilit, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge kishin përfituar tokë bujqësore dhe para nga shteti. Ç’ka e rëndon situatën e ish ministrit të LSI-së, Edmond Panaritit është fakti se kontrata e parë ishte dhënë në maj të 2016, ndërsa e dyta në korrik të 2016, pra pasi Klemend Balili ishte shpallur nga fqinjët grekë si Eskobari i Ballkanit. Si Braçe, ashtu edhe Taulant Balla e konsideruan LSI-në, si partia e Balilajve duke kërkuar përgjigje nga Edmond Panariti.

Por ndërsa LSI heshti përballë këtyre akuzave, në foltoren e kuvendit ka folur Edmond Spaho. Nuk dihet se përse është ndjerë i prekur deputeti i Partisë Demokratike, por ai ka mbrojtur LSI-në duke e hedhur poshtë akuzat e socialistëve për ish aleatët e tyre. Sipas Spahos, Balili është mbrojtur nga socialistët. Spaho akuzoi vetë Ramën si njeriun që e bëri drejtor të Ministrisë së Transporteve, Klemend Balilin duke e fajësuar për mosarrestimin e tij. E çuditshme është se asnjë prej deputetëve të LSI nuk mori përsipër të flasë përballë këtyre akuzave të forta ndaj Edmond Panaritit.©Lapsi.al

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu