• |
ide | kryesore

Riccardo Cocciante në Tiranë,”Muzika ime për lirinë tuaj”

Paparazzi, Slider



Riccardo Cocciante ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar si i ftuar special në mbrëmjen e së enjtes, në Festivalin e Këngës, në RTSH.Menjëherë pas mbërritjes në aeroport, Cocciante i është përgjigjur pyetjeve të gazetares, Mira Tuci.Përvecc të tjerave, kantautori ka shprehur dëshirën e tij të madhe për të sjellë në Tiranë edhe shfaqjen e njohur, “Notre Dame de Paris”, ku roli kryesor i është besuar këngëtares shqiptare Elhaida Dani.E pyetur nga gazetarja nëse misioni i muzikës së tij është hapja e portave të lirisë sic ka ndodhur me ne shqiptarët, Cocciante shprehet: “Po, edhe këtë e kam mësuar herën e fundit që kam ardhur në Shqipëri, lidhjen tuaj me muzikën dhe lirinë sepse muzika ka edhe këtë rol. Rolin për të çliruar shpirtrat, mbi të gjitha nuk është gjithmonë dashuri ajo që themi përmes muzikes, por ka gjithnjë një sfond edhe social që ekziston. Pra roli i artistit është të shprehesh mbi të gjitha palët dhe kjo besoj se është liria jonë dhe shpresoj që kështu kemi ndihmuar lirinë tuaj”.

https://www.youtube.com/watch?v=ADzwihuVXeA



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *