• |
ide | kryesore

Will Smith tregon sekretin e martesës perfekte (FOTO)

Paparazzi, Slider



Will Smith vendosi që të ndajë me të gjithë fansat e tij një fotografi të ditës së dasmës së tij duke listuar disa nga mësimet që ai ka mësuar për dashurinë gjatë viteve.

“20 vjet më parë, ne mbanim duart e njëri-tjetrit fort derisa po ecnim drejt altarit. Kam mësuar shumë prej atëherë. Dashuria është si një kopsht. Kam mësuar të fokusohem të të ndihmojë të lulëzosh në atë që dëshiron të jesh (në atë që je lindur të jesh), se sa të të kërkojë të jesh ajo çfarë egoja ime kërkon të jesh. Kam mësuar të gjej kënaqësi kur ti ndjek ëndrrat tua, më shumë se sa të të shtyejë të përmbushësh dëshirat e mia egoiste duke mbuluar kështu edhe pasiguritë e mia”, vazhdon tutje aktori. “Kam mësuar. Dashuria është të dëgjosh. Dashuria është të japësh. Dashuria është liri. Urime përvjetorin, mbretëresha im. Jam i përkushtuar të jem pranë teje”. Çifti që ka kurorëzuar dashurinë e tyre me 31 dhjetor 1997, kanë bashkë dy fëmijë, Jaden (19) dhe Willow (17).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *