• |
ide | kryesore

Hoxha: Një azer u plagos në Durrës për shkak të naftës, por ngjarja u fsheh

Lajme, Të fundit



Në studion e emisionit “Opinion”, gazetari Artan Hoxha është shprehur se interesat për naftën shqiptare dhe rafinerinë e saj, kanë qenë të hershme nga Azerbajxhani dhe konkretisht nga vetë presidenti i këtij vendi, Aliev. Hoxha ka treguar se në 7 Shkurt 2010, në Durrës është plagosur një shtetas azerbajxhanas.

“Rastësisht u plagosën edhe dy të tjerë. Autori u largua. Personit të plagosur iu fsheh identiteti. Mbi të gjitha ai ka qenë i shoqëruar nga punonjës të policisë së shtetit. Ky punonjës ishte i kompanisë azere dhe kishte ardhur në Shqipëri, sepse kishte një problem financimi.

Në spitalin ushtarak ka pasur trajtim të veçantë. Çështja është mbyllur shumë shpejt. Ai ka thënë se kishte ardhur në Tiranë se i kishin borxh 130 milionë dollarë. U bënë të gjitha rrugët e mundshme, që historia të mbyllej. Ky ishte një njeri i afërt i presidentit azer Aliev, që gjithashtu ishte pjesë e kombinimit. 75 milionë euro aty janë dhënë kredi nga banka shtetërore e Azerbajxhanit” –thotë Artan Hoxha.

Ai pyeti për këtë çështje edhe ish-pronarin e ARMO-s, Rezart Taçi, por ky i fundit mohoi çdo lidhje më këtë ngjarje.



1 Comment

  1. Ky mut hedhesi i rilindjes, e ka gjithmone ne xhep kete plagosjen e azerit. E perdor si alibi per ngjarje te ndryshme. Dikur e lidhte me vrasjen e Santos, sot e lidh me Armon! Ne fund te dites ky rramaduci vogel i thote vetes gazetar investigativ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *