• |
ide | kryesore

Predikuesi fetar amerikan porosit vrasës te mafia shqiptare për të hequr qafe gruan e tij

Lajme



Përfundon ne gjyq nje burrë Minesota, predikues i fesë, i cili në pamundësi të divorcit nga gruaja e tij, kishte hyrë në kontakt me një website shqiptar, “Besa Mafia”, duke porositur aty një vrasës për gruan. Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për Stephen Allwine, 44 vjeç, nga Cottage Grove.  Ai u arrestua dhe tashmë është në gjyq pasi iu zbulua afera e frikshme, që kishte bërë me një site që pretendon se është shqiptar dhe siguron vrasës kundrejt pagesës.

The Washington Post shkruan se 44-vjecari perballet me akuzen “vrasje me paramendim”. Ai donte të hiqte qafe gruan e tij 43-vjeçare, Amy Allwine. I vendosur t’i shkonte synimit deri në fund ai nisi bisedat me këtë faqe, madje thuhet se pagoi edhe 6 mijë dollarë për vrasjen e saj, pasi më parë u tregoi me detaje jetën dhe rutinën e perditshme të gruas, që ata ta kishin më të thjeshtë. Prokurorët dhe policia, teksa japin detaje, thonë se një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë. Ai e kreu vetë vrasjen dhe e vuri në dukje si një vetëvrasje. Amy Allwine u gjet e vdekur më 13 nëntor 2016.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *