• |
ide | kryesore

Napoli nis gjuetinë për një tjetër mbrojtës shqipëtar

Sport



Një tjetër futbollist i Kombëtares shqiptare nund të afrohet me Napolin. Kryesuesit e Serisë A kanë hedhur sytë edhe nga 25 vjeçari Frederik Veseli i cili ka luajtur më parë te Manchester City dhe Manchester United. Drejtori sportiv Giuntoli ka nisur bisedimet me skuadrën toskane të Empolit. Qëndër mbrojtësi kuqezi është kthyer në titullar të padiskutueshëm te Empoli, prej transferimit në vitin 2016. Në këtë sezon Veseli ka luajtur titullar në 19 nga 23 javët e Serisë B, me skuadrën që momentalisht pozicionohet në vendin e tretë dhe është në garë për tu kthyer në elitën e futbollit italian. Ai vlerësohet fakti që përveç pozicionit në qendër të mbrojtjes, ai mund të luajë edhe në mesfushë. Për momentin negociatat janë në fazën fillestare, por nuk përjashtohet që Napoli të finalizojë marrëveshjen në muajt në vazhdim, për ta pasur Veselin në dispozicion për sezonin e ardhshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *