• |
ide | kryesore

Mund t’i ketë hequr titullin Juventus: Roma akord total me Empolin për Baldanzi

Sport
Baldanzi



Një ditë para mbylljes së afatit kalimtar dimëror, Roma është shumë afër që të bëjë një goditje të madhe, veçanërisht për sa i përket të ardhmes. Verdhekuqtë kanë arritur marrëveshjen me Empolin për transferimin e Tommaso Baldanzi nën urdhërat e teknikut De Rossi. Huazim 18-mujor me detyrim blerje nga ana e Romës, që do të paguajnë rreth 15 milionë euro për toskanët, nga të cilat 2-3 si bonuse. Mesfushori ofensiv 20-vjeçar tashmë ka përshëndetur shokët e skuadrës dhe drejtuesit e klubit dhe pritet të mbërrijë në kryeqytet.

Operacioni është vërtetë në fazën finale të negociatave mes Romës dhe Empolit për Baldanzi. Talenti toskan konsiderohet një lojtar i së ardhmes dhe De Rossi mund të ketë në dispozicion një lojtar që mund të thyejë linjat. Megjithatë, për të mbyllur përfundimisht transferimin, verdhekuqtë duhet të shesin dhe janë shumë aktivë në kompletimin e transfertave.

Lexo më tej: Video/ Çmenduri e Milik, Juventus me 10 vetë frenohet nga Empoli: Inter -2 me dy ndeshje më pak

Emrat më të nxehtë janë ata të Marash Kumbullës dhe Andrea Belotti. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka si destinacion Sassuolo. Sulmuesi është afër veshjes së fanellës së Fiorentinës. Në dalje edhe Celik, duke pasur parasysh bollëkun e anësorëve në skuadër (Angelino ardhja e fundit), për të cilin Marseille ka bërë përpara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *