• |
ide | kryesore

Deklaratat nga Kolumbia nxjerrin bllof Edi Ramën për 613 kilogramë kokainë

Lajme, Të fundit
kokaina.jpg



Njësoj si në Shqipëri, edhe qeveria kolumbiane e sheh operacionin për kapjen e 613 kilogram kokainë si një sukses të luftës së saj kundër klaneve të drogës. Në një vizitë në bazën e Forcave Speciale të Policisë Kombëtare, Ministri kolumbian i Mbrojtjes, Luis Carlos Villegas ka folur për goditjen që ka marrë “Clan del Golfo” ditët e fundit.

“Ushtria Kombëtare e Kolumbisë kishte raportuar për një operacion të përbashkët me agjencitë ndërkombëtare për kapjen e 613 kilogramë kokainë të bandës kriminale “Gulf klan” të cilat u konfiskuan në portin e Durrësit, në Shqipëri, më 2 mars. Droga e sekuestruar ishte fshehur në dyshemenë e një kamioni që e la Kolumbinë në mes të janarit, i ngarkuar me banane, me një anije që do të ndalonte në disa porte në Europë para se të arrinte në portin e Durrësit, ku edhe u shkarkua”.

Sipas tij, droga u “kap në sajë të informacionit në kohë të dhënë nga agjencitë pjesëmarrëse, e cila mundësoi planin e policisë shqiptare një operacion për të kontrolluar rrugën e kontejnerit, në pronësi të një kompanie shqiptare që nga koha e ardhjes së saj në portin e Durrësit, vendi ku policia ndërhyri në kontejnerin dhe gjeti drogen”.

Deklarata si këto e nxjerrin akoma më qesharak Edi Ramën, që pretendoi se aksioni kishte autorësinë e plotë të policisë shqiptare dhe se asnjë nga portet e tjera europiane nuk e kapi dot kokainën, përveçse Hetimi Doganor shqiptar.



1 Comment

  1. kryeprokurori,kryelegeni dhe keyeqelbesira shpetoi veten .me nderhyrjen e tij aksionu u dekonspirua,nuk priti te shkarkohen bananet dhe te shifet se a po shkarkohet dhe kokaina.gramoz ruqi,xhafa e spartak braho jan mjeshter te trafikimit qysh nga loha e monstrave enver,ramiz,kristaq rama e spiro koleka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *