• |
ide | kryesore

Rama mund të vendosë për shallvaret dhe kollaret e tij, por jo për teatrin

2, Ide



“Godina do shembet dhe mbi gërmadhat e së shkuarës do ngrihet Teatri i ri Kombëtar”, deklaroi kryeministri në prezantimin e projektit për teatrin. Për sa i përket tonit, stilit, nënteksteve kjo frazë do tingëllonte komike po të mos ishte situatë tragjike. Si dhe vetë dhunimi që përbënte ajo mënyrë prezantimi. Një deklaratë e tillë, në një vend normal, nga një njeri me bon sens, do formulohej ndryshe dhe do emetohej me dhembje, respekt dhe nostalgji. Qoftë dhe vetëm për kortezi ndaj sensibilitetit të auditorit. Dhe kjo do ndodhte vetëm në rastin kur do të ishin bërë e ribërë nga ekipe ekspertësh të besueshëm, me kompetencë dhe integritet, gjithë ekzaminimet e duhura që nxirrnin si përfundim pamundësinë e restaurimit të ndërtesës, përfundim që, i argumentuar, do ishte vënë paraprakisht në dispozicion të grupeve të interesit. A u bë kjo? A u bë publike? A arritën të binden të interesuarit? Jo. Sa kohë që komuniteti si dhe qytetarët nuk janë të sigurt për domosdoshmërinë, si dhe pashmangshmërinë e kësaj të keqeje që është shembja e një godine që përbën histori e trashëgimi kulturore, deklarimi i prerë i kësaj prishje është një kamxhik cinik mbi nervat e të interesuarve, të cilët, edhe pa këtë, ndjehen jo pak të telendisur nga qeverisja totalitare aktuale.

«Përse vuajnë aktorët, për çfarë ? – pyet kryeministri në kuvend. – Mos duhet t’jua shpërndajë qeveria rolet? Mos duhet të ringremë Kinostudion “Shqipëria e Re” dhe t’ju japim punë? Mos duhet t’ju vëmë tapetin e kuq që të bëjnë shfaqje? etj..»

Vuajtjet e aktorëve ka arsye të jenë të shumta, por konkretisht, mund të numërojmë disa prej tyre, të cilat, një pjesë të mirë të tyre i preokupojnë aktualisht. Dhe jo vetëm ata, por gjithë qytetarët që e kuptojnë dhe e ndjejnë rëndësinë e teatrit në kulturën e një vendi, rëndësinë e trashëgimisë kulturore, e identitetit të qytetit, e harmonisë arkitekturale, rëndësinë e dëgjimit të zërit të tyre si pjesëmarrës në zhvillimin e qytetit etj… Aktorët nuk kanë nevojë t’ua ndajë qeveria rolet, ata kanë nevojë që qeveria të luajë siç duhet rolin e saj! Me transparencë dhe pa afera të dyshimta! Këtë është mirë ta konsiderojmë të gjithë si detyrë morale ta kërkojmë dhe ta verifikojmë.

Aktorët, si gjithë qytetarët, kanë arsye të mos jenë të bindur se teatri duhet të prishet dhe jo të restaurohet ose të rindërtohet. Nuk janë të bindur se po bëhet më e mira. Ata kanë dyshimin se teatri po përdoret në favor të ndërtuesve e se po i «hahet» sipërfaqja. Ata kanë ndjenjën e fajit se me pretekstin e një teatri, i cili duhet të prishet e të bëhet i ri, i hapet rruga betonizimit të gjithë një lagjeje në qendër të Tiranës. Ata nuk duan që teatri të bëhet shkas për afera korruptive e kriminale e që ata ta ndjejnë veten të përdorur pa dashje e pa kuptuar. Ata duan transparencë. Në rast se ata do bindeshin që teatri duhet prishur, nga profesionistë me besueshmëri dhe integritet, atëherë dhe vetëm atëherë do shtronin për reflektim çështjet pasardhëse: do donin të thellohet reflektimi se çfarë duhet të bëhet në rastin e keq të prishjes. A do ishte më mirë të rindërtohej i njëjti teatër, si një e tërë, e pacopëzuar eksperimentalisht, (gjë që për mendimin tim personal është zgjidhja e vetme e denjë për qytetin) – apo një tjetër?

Konkretisht Tiranës i imponohet – nuk ka fjalë tjetër – një projekt. Kjo nuk mund të mos jetë destabilizuese dhe e dyshimtë për aktorët. Dhe përçarëse madje. Secili ka të drejtë të ketë opinionin e vet, të respektueshëm. Një pjesë e tyre, me shumë të drejtë, nuk pranojnë të shqyrtojnë një projekt të ri pa qenë të bindur se teatri ekzistues mund të restaurohet ose të rindërtohet po i tillë, gjithë duke mos qenë kundër ndërtimit të një teatri tjetër, të ri, gjetiu. Një pjesë tjetër e tyre nuk janë kundër ndërtimit të një teatri të ri edhe atje, në të njëjtin vend, por për të qenë dakord me një projekt, kanë nevojë të marrin përgjigje për dhjetëra pyetje e të sigurohen për dhjetëra kërkesa. E drejta për indiferencë i bën disa të tjerë të përpiqen ta kalojnë jetën, që është shumë e shkurtër, me preokupime më të këndshme e të mos kenë opinion.

Por pothuajse të gjithë nuk mund të mos mendojnë se teatri u la qëllimisht të rrëzohet që të zbatohen plane grabitqare dhe që pikërisht për këtë arsye eventualiteti i restaurimit të tij nuk është shtruar e as konsideruar kurrë. Pothuajse të gjithë, duan të dinë si e përse u nxor nga mënga në mënyrë të menjëhershme një projekt, ndërkohe që Ministria e Kulturës tha që nuk ka projekt. Kur u zgjodh arkitekti i projektit të ri, pse u zgjodh pikërisht ky? Nga kush e si u zgjodh? Sa kohë ka që i është bërë porosia? Pse nuk u bë një konkurs, si në të gjitha rastet e në të gjithë botën, për të mund të zgjedhur variantin më të përshtatshëm për ne? Pse nuk u konsultuan grupet e interesit? Me cilin specialist ekspertë për teknologjinë e teatrit u konsultua ky arkitekt? Çfarë iu kërkua atij në porosinë që iu bë dhe nga kush iu bë? Cili ishte specialisti njohës i nevojave të teatrit tonë që ia parashikoi? Apo nuk i janë parashtruar fare? A iu shpjegua atij se për ç’lloj teatri kemi nevojë dhe cilat janë ekzigjencat konkrete? Pse nuk kemi një projekt të detajuar se si do jenë hapësirat e brendshme të këtij teatri? Si mund të fillohet puna – siç deklaron kryeministri – pa qenë të sigurt se teatri i propozuar iu vjen për shtat nevojave tona? Pse nuk u lanë artistët të debatonin? Pse nuk u ftuan zërat kontestatorë?

Një teatër pritës, vitrinë shfaqjesh të krijuara gjetiu, është ndryshe nga një teatër krijues, në të cilin duhen hapësira për të gjitha zërat: për krijimin dhe ekzekutimin e dekoreve, (që nënkupton makineri, zdrukthëtarë, marangozë etj..) për krijimin dhe realizimin e kostumeve, (që nënkupton rrobaqepësi, laborator ripërpunimi për pëlhurat e ngjyrat etj..), depo për rekuizitën, hapësira për gardërobën, hapësirën dhe mekanizmin për ruajtjen dhe zhvendosjen e dekoreve, që supozon projektimin paraprak të hapësirës pas-skenike, në thellësi ose në lartësi etj.. Pa duhen kabinat e aktorëve, salla e grimit, një arshivë, një bibliotekë, ndoshta një librari, një vend për të lënë palltot e çadrat, për të mos thënë pastaj një parking, qoftë dhe vetëm për punonjësit e teatrit për të mos pasur probleme nesër etj., etj.. Janë thjesht nevoja që parashtrohen bashkë me porosinë, nga specialistë që e njohin teatrin e vendit, në mos e njohin, e studiojnë, dhe parashtrojnë kërkesat e verifikojnë përgjigjen që iu jep atyre projekti.

Ndaj edhe bëhen konkurse, për të parë se cili nga projektet u përgjigjet më mirë të gjitha kërkesave që janë shtruar paraprakisht. Nuk është fjala për një qendër të lehtë kulturore multifuksionale, është fjala për një fabrikë krijimi për të cilën, kur të hapë dyert, nuk duhet të pendohemi që s’ishim vigjilentë dhe parashikues.

Si ka mundësi që kryeministri i vuri llozin aferës duke thënë «Me këtë prezantim mbyllet mbledhja e njëzet vjetëve dhe fillon puna» ndërkohë që nuk u kuptua nëse ishte ky apo jo teatri që duam? A e kuptuan artistët se si do të ishte skena, kulisat, sistemi i stivimeve dhe ndërrimeve të dekorit (që është i lidhur direkt me arkitekturën), rrotativat, salla, a ishte fikse apo e adaptueshme etj.? A u siguruan që papijoni prej betoni ka hapësira për puntoritë artizanale me të cilat lidhet profesioni i tyre dhe për gjithë depozitimet? Aq sa pamë në media ne të tjerët, nuk kishte as një fije qartësie për këto pyetje. Edhe një skenografi kur bëjmë, për një shfaqe që do zgjasë (fatkeqësisht) vetëm njëzet ditë, regjisorët kërkojnë të shikojnë maketin, ta studiojmë mirë e mirë, të imagjinojnë vëllimet, hapësirat. Të organizojnë vendndodhjen e gjithçkaje. E jo më një teatër që, po u ndërtua, me ç’thuhet, duhet të jetojë nja pesëqind vjet! Qoftë dhe në emër të konfortit të atyre që do ta jetojnë atë në të ardhmen, e kemi për detyrë të thellohemi dhe të mos i lemë gjërat të rrëshqasin kaq shpejt si sapuni në ujë.

Ja që paskan arsye të «vuajnë» aktorët!

Ardian Klosi, e mbyllte librin e tij “Gërdeci” me këto fjalë “Për hir të (..) barrës që i bije çdo njeriu të vetëdijshëm në Shqipëri për të mos harruar dhe për të ndryshuar gjendjen e shtetit ku jetojmë, më mbetet vetëm të kujtoj në fund thënien e një gazetareje amerikane: Bashkëpunëtorja kryesore në krimin e korrupsionit është indiferenca jonë”. Kastriot Çipi thotë «Teatrin do ta shpëtojnë qytetarët». A do ta shpëtojnë apo do bëhen bashkëpunëtorë në krimin e korrupsionit? Se nuk mund të jenë gjë tjetër veprime të tilla kaq tinëzare!

Ja pse «vuajnë» aktorët!

Ju bëj thirrje artistëve dhe qytetarëve të mos tërhiqen në përpjekjen për të kuptuar se cilat janë mundësitë dhe për të rezistuar e zgjedhur më të mirën pa u nxituar. Me këtë shpejtësi dhe këto mënyra pa transparencë dhe pa thellim, teatri i ri që na imponojnë është një shuk, që rreket të na mbyllë gojën, një karamele për t’u mbllaçitur që të mos e zgjasim. Duhet të kërkojmë atë që na përshtatet, atë që është më e mira, mat shtatë herë e pri një herë thoshin të parët tanë; njëherë bëhet një teatër, duhen bërë gjërat sipas rregullave që të mos mallkojmë e të pendohemi nesër.

Një kryeministër mund të vendosë – pa pyetur familjarët – për shtëpinë e vet dhe për letrën e mureve të zyrës së tij, – madje dhe kjo është e tepruar se është zyrë shteti dhe ajo nuk i pëlqen patjetër kujtdo – mund të vendosë për shallvaret dhe kollaret – edhe kjo në jetën zyrtare lë shkas për diskutime – por jo për gjithë Shqipërinë. Ka dhe njerëz të tjerë që jetojnë në të, të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë në vendimmarrje. Edhe një shtëpi kur bëhet, llogariten nevojat dhe shijet e të gjithë pjesëtarëve të familjes, jo më një shtet. Ka njerëz të ndershëm që mund të preken nga sinqeriteti i tij kur kryeministri deklaron duke këmbëngulur në televizion «Unë e dua Shqipërinë».

Është kollaj ta besosh si të vërtetë, se përndryshe për ç’arsye do t’i kushtohej transformimit të saj sipas shijes së vet për 18 vjet rresht? Por duhet pasur kujdes se sinqeriteti nuk është garanci. Gjithë të tjerët, që e duan dhe ata vendin e tyre, nuk duhet ta ulin vigjilencën për Shqipërinë që duam, përderisa edhe një Hitler e donte me ngulm Gjermaninë, por e donte ashtu siç i thoshte mendja atij dhe nuk dyshoi asnjë çast, deri në bunker, se mund edhe të mos kishte të drejtë.

Sesilia Plasari, regjizore



18 Comments

  1. ku ka me aktor shqiperia moj bibe, ata qe bene epoke nuk jane me, ata qe jetojne i keni lene ne harrese te plote. je kujtuar shume vone zogu…. cerek shekulli do e kishit bere ate kodosh teatri . si thote qazim bej mulletja, po zdrypi katnaria nqytet veni osht ne rrezik.

  2. Regjizore S. Plasari ka dhene nje panorame te qarte te marrezise totale te ketij budalles qe sot ka drejtimin e qeverise (apo Timon-Tepsise si e quan ai me trashesine e tij pushtetin)! Nuk ha arsye budalla, ka dhene me koncesion gjithcka dhe Shqiperine e konsideron ciflikun e Rilindjoteve. Aq sa u detyru FMN dhe urdheroi ndalimin e menjehershem te koncesioneve hajdute (ai ish-Ministri daum Beqja vetem me 3 koncesione kapi shifren gjysem-Miliard Euro). Ky kryeminister perderisa pushtetin e quan Timon-Tepsi, eshte e kote te flasesh me te. Ai do zbohet per se gjalli ne ate menyre qe u zbua Enveri per se vdekuri (duke e hequr zvarre dhe duke e shurruar te koka).

  3. Ku pyet ridhitja per aktoret!!! Per sa kohe s’paguajne rryshfetin, sic paguajne kullaxhinjte, aktoret Rama i ka si lypsare qe u peshtyn rruges.
    Ta gezoni psikopatin edhe nja 3 vjet te tjere(ne mos me shume)!

  4. Eshte e cuditshme qe lufta politike eshte futur ne cdo qelize te shoqerise shqiptare gjate kesaj epoke 28 vjeqare shkerdhatodemokracie. Kuptohet se fushata e zgjedhjeve te ardhshme vendore tashme po fillon vrullshem dhe ne te po perfshihet cdo “aktor” i mundshem ,i skenes ,i biznesit ,i medias ,i analizes se pjerdhur politike por ne syte e shumices se shqiptareve nuk kane asnje vlere elektorale . Zoti Samir Jahipa eshte realist dhe e kupton se shumica e ndershme e shqiptareve nuk e pjerdh mentalitetin e tij qe eshte i ngjashem me ate te militantit ” ari ” .

    1. Te rrofte gjuha dhe frazat e lemuara sepse mendjen e paske me keq se militanti “ari; pervec ndryshimit te sensit sigurisht.

  5. Po teatri I kukllave? Hani e Pini dhe mos Cani trapin ,behuni private,c’pune ka shteti me teatrin,u shkatertua nje komb komplet dhe Jo me teatri I te paafte e.

  6. Bravo Sesilia! Ka kohe qe nuk lexoj dicka te te holle, therese, njekohesisht te kulturuar! Na mungojne shkrime te tilla

  7. Pergezimet e mia zonja Plasari per shkrimin aq serioz dhe idete e mencura . Tek e lexoja , m”u duk sikur degjoja mes rreshtave zerin e mijera intelektualeve , qe nuk mund ta durojne dot me kete marrezi uleritese . Mendova se deri sa te kete njerez te mencur qe dine ta thone hapur mendimin e tyre oer ceshtje kaq te prekshme ne jeten tone , ka shprese

    1. Mijera intelektuale ne Shqiperi????!!!! Ketu mjafton te kishte vetem 100 intelektuale te vertete te formuar ne boten perendimore dhe tashme do ishim ne BE. Ketu shumica e intelektualeve (te vetequajtur te tille) jane produkt katundaro+bolshevik qe kane mentalitet lindor.

  8. Sesila, qe te besh ndryshime duhet te jesh mazhorance. Kur ta kuptosh kete atehere nuk do harxhosh edhe kohen tende qe e shkrove edhe ne qe ta lexuam kete shkrim me poture.

  9. Natyrisht qe fjalet e verteta te znj. Plasari si dhe menyra e saj vertet intelektuale e te shprehurit nuk jane per vesh-Opingat tru-shplare te Rilindjes. Per keto e verteta del vetem nga goja e shtrember e atij kok-Rrases katunarit Librazhdit, shokut Tao Tao Balla.

  10. Sa koqe ky Petriti apo Fatosi! Balla eshte nga Librazhdi! Kjo eshte e vertete,por duke perdorur kete anallogji Sala eshte nga Vicidoli!

    1. O Sqiftero, atij Ball-palles nuk i gjendet fshati ne harte. Eshte fiks ajo fjala e vjeter “Katunar or kaptin-bull, te nderrosh 7 lekur, qytetar nuk bahesh kurre”. Simboli i injorantit katunar qe ka ngarku Ed Rama me poste me teper se kedo tjeter ne Rilindje vetem se eshte bythlepiresi Non-stop i Ed Rames.
      Ja dhe Tao Balla,
      copa e katunarit,
      me gojen shtremberuar,
      nga “Vegla” e Kryetarit…

  11. Petrit dhe sqifter! Te dy edhe Berish dhe Balla jane pjelle e tranzicionit shqiptar! Na mbyti injoranca! Anallogjia pa dashur o petrit i maleve te vicidolit pa dashur te shpie ne origjinen e te pareve te tu! Te dy fshatare dhe te dy te pa edukuar por njeri u be kriminel dhe vrases dhe tjetri sherbetor i Rames! Krahasimi qe fshati i Bales nuk gjendet ne harte eshte i njellojte se fshati i Salihut egziston por nuk eshte shenuar akoma pervec kulles se berishajve!

    1. Andi D.V. e paske kuptu se me “Skifteri” je tregu koqe e kaluar koqes dhe paske vjedhur emrin e Bushatit. Por…meso ca shkrim e kendim o kokerr injoranti se Taulanti yt e ka mbiemrin Balla e jo Bales! Jo per gje po do merzisesh pa mase ate katunarin e Librazhdit…

  12. Babëzi që pjell barbarë
    Nga Andon Dede, Nju York

    Ndërsa lexoj kronikat e përditëshme për artistët që po luftojnë dhëmb për dhëmb me qeverinë për të mos iu prishur Teatri i tyre, ku ata nuk kanë derdhur vetëm djersë pa kursim por shumë më tepër, deri dhe shpirtin, pra, që ai të rikonstruktohet por fasada të ruhet, lexoj një shkrim për Spaçin. (Gazeta “Shqip”, 20 mars 2018), ku autori, Sulejman Dida, i ka vënë një titull tepër kuptimplotë: “Ta “bëjmë” Spaçin, që të mos e përsëritim atë!”. A ka përkitje apo analogji në mes tyre?! “A je i marrë a shtihesh?!”, mund të më thotë dikush si me humor, dhe jo pa të drejtë. Në vështrim të parë duket se nuk ka asgjë të përbashkët në mes minierës-burg të Spaçit dhe Teatrit Kombëtar, për të cilin ruajnë kujtime e kanë nostalgji jo vetëm aktorët e regjizorët por të gjithë ne, ish-spektatorët. Por, le të mos nxitohemi në përfundime.
    Autori i shkrimit që përmënda më sipër, tregon për degradimin e plotë që po ndodh në burgun famëkeq, ku u persekutuan për dekada qindra e mijëra shqiptarë në regjimin komunist. Ai e krahason atë me një plagë të cilën po e mbyll koha me erozionin e pashmangshëm.(e të pamëshirshëm, do të shtoja unë). Që nga viti 1991, – thekson autori, – aty gjithçka është shkatërruar dhe grabitur, ku përveç ndonjë rrëfimi, nuk gjen asnjë gjurmë të persekutimit…
    Kemi të bëjmë pra, me një barbari të vërtetë. Gjithçka u prish, u shkatërrua, u vodh, u shit për skrap dhe as që u kujtua njeri të thoshte apo të ulërinte, me sa zë që kishte: “More, a e kuptoni se ç’po bëhet? Nuk po shkatërrohet e nuk po shitet thjesht hekuri i atyre soletave të betonit, por po shkatërrohet e po shitet një copë e rëndësishme e historisë sonë, e kujtesës tonë…”. A thua është e vështirë të kuptohej kjo nga pushtetarët tanë të pas-Diktaturës?
    Një parantezë e vogël
    Në Spaç unë kam punuar dhe vetë, si teknik gjeolog, pas shkollës së mesme, Politeknikumit. Ne as që na shkonte në mendje atëhere se po përgatisnim burgun e ardhëshëm, një nga më të tmerrshmit që ka njohur jo vetëm vendi ynë, por dhe bota mbarë. Por unë e kujtoj atë kohë në dy pamje: kushtet e punës të minatorëve e sondistëve apo dhe jeta e tyre qe tepër e vështirë dhe e mundimëshme, edhe pse akoma nuk qe kthyer në kamp pune për të burgosurit. Sado e çuditëshme të duket, unë e kujtoj atë kohë edhe me nostalgji: teknikë, inxhinierë e nëpunës të tjerë, përgjithësisht të rinj në moshë e jabanxhij, gjenim dhe krijonim, edhe në ato kushte izolimi të skajshëm, hapësira të gëzueshme me njëri tjetrin.
    Pas përmbysjes së Diktaturës dhe mbylljes së burgut, kam lexuar tërë ato shkrime e kronika për tmerret e përjetuara në ato hapsësira që unë i kisha shkelur e i njihja me pëllëmbë. Po revolta e njohur e ’73-shit, që sivjet ka 45 vjetorin, e që u shtyp me sadizëm, duke pushkatuar katër të burgosur e duke ri-dënuar qindra të tjerë, a mund të harrohet? Kam takuar dhe biseduar me shumë syresh…Shkurt muhabeti, a mund të harrohen apo, edhe më direkt, a duhet të harrohen tërë këto apo duhej bërë ç’qe e mundur për ta ruajtur ashtu siç qe dhe siç e shtjellon saktë e bukur autori në shkrimin e mësipërm?!
    Një parantezë tjetër
    Kam pasur rastin të vizitoj edhe burgun e famshëm të Al-Katrasit, në ishullin e njohur me të njëjtin emër, në San Françisko të Kalifornisë. Madje hyra dhe në qelinë e Al Kapones…Por këto kuriozitete mund të jenë objekt i ndonjë shkrimi tjetër. Gjetkë e kisha fjalën me këtë parantezë: Atë burg e mbylli Xhon Kenedi dhe e ktheu në muze. A nuk kam të drejtë të pyes: të qe kryeministri ynë artist dhe kanakari i tij, Lal Eri i kudondodhur, a thua se do e linin tërë atë ishull pa ndërtuar kulla të larta e pa e kthyer në burime të majme fitimi, siç kanë bërë e po bëjnë me gjithçka tjetër në Tiranë e kudo gjetkë ku kanë pasur mundësi? A nuk na e shëmbën stadiumin, kinema “17 nëntorin” e “Republikën”, lulishten pas Skëndërbeut, (të njohur edhe si “Kafe Gjirokastra”), etj.etj.dhe tani po bëjnë ç’është e mundur që të shëmbin Teatrin? Por, këtë parantezë e hapa dhe për diçka tjetër. Kam vizituar shumë shtete e qytete, anë e mbanë Amerikës apo edhe malet, kodrat e liqenet përreth Nju Yorkut. Çfarë më ka bërë përshtypje? Që kudo, ruajnë me një xhelozi të habitëshme, gjithçka të vjetër: kam ndeshur në baraka prej drrasash, portale e ura të vjetra me harqe, prej guri, rrugë me kalldrëm etj.etj. Guxo po munde të dëmtosh sadopak ndonjëreën prej tyre…Kurse ne: shkatërro gjithçka, vetëm e vetëm për të fituar para…
    Përfundim
    Kthehemi përsëri tek tema e shkrimit tim dhe e të nderuarit Sulejman Dida. Bukur e ka dhënë mesazhin ai, ndaj dhe u ndala kaq gjatë: po të harrojmë të kaluarën, ka rrezik që ajo të përsëritet. Ky është një mesazh i madh që na ka ardhur e na vjen gjatë gjithë historisë, jo vetëm tonës por dhe asaj botërore. Mjafton të kujtojmë Gjermaninë, që, duke harruar mësimet e së kaluarës, i dha Botës dy tragjedi të llahtarshme e veshi në zi dhjetra miliona familje. Po “Enveri ynë” që pushkatoi, burgosi e internoi shumë më tepër nga sa mori Lufta?! Po tërë këta “enverë” të rinj, që Tranzicioni i prodhoi me bollëk, a thua se kanë nxjerrë mësime nga e kaluara dhe, sidomos, a kanë nguruar që për të mbushur xhepat, për të ndërtuar kulla e vila, si shejkët, e për të jetuar si mbretër e princër, a ndalen para ndonjë skrupulli? U bënë gati tridhjet vjet që presim ndryshime e më kot: vazhdon e njëjta histori, si nga pushtetmbajtësit ashtu dhe nga ata që mezi presin tu zënë vendin. Ja pse dy shkrimet kanë aq shumë analogji apo emërues të përbashëkët mes tyre: shembja e Teatrit e shkatërrimi i Spaçit janë dy ngjarje që sjellin në mënyrë të ububu-shme një frikë të madhe: nga pushtetarët tanë mund të presim gjithçka!. “More, si flet kështu, kur kryeministrin aktual, si askund tjetër, e kemi një ish-artist,(paçka se të dështuar) dhe një intelektual klasi, (paçka se kontra-pedal e eksentrik)?! Unë do t’ia ktheja se kjo, e bën problemin që shtruam edhe më të dhimbshëm, për të kuptuar se si i tjetërson pushteti e paraja njerëzit, cilëtdo qofshin ata.
    Nju York, 20 mars 2018

  13. Në analizën për marrëzinë e Ramës për rrafshimin e godinës së të vetmit Teatër kombëtar, si një simbolikë kujtese historike të teatrit, harohet që të përmendet fakti se në skenën e këtij teatri kanë luajtur talentet më të shquara shqiptare të kësaj fushe. I dhimbshëm ështe edhe fakti, se këto talente të fuqishme u detyruan me dhunën diktatoriale, që të bëheshin pjesë e propogandës gëbelsiane të glorifikimit të diktatorit.
    Si “argument” për zhdukjen e kësaj godine, fillimisht propoganda “rilindase” përmendi faktin se ate e kishin ndërtuar “fashistet”, por kur u kujtuan se fashisteë e nazistët kanë ndërtuar edhe në vendet e tyre godina që sot ruhen e mirmbahen si kujtesë historike, dolën me legjendën se muret e këtij teatri, përmbanin substanca të rrezikëshme për jetën e aktorëve e spektatorëve.
    Janë po këta që vunë ulërimat kur qeveria demokratike këmbënguli të ndryshonte pamjen e funksionin e piramidës së ndërtuar për përjetësimin e figurës së diktatorit kriminal, e nga simbolika e përjetësimit të diktaturës, ta kthenin në simbolikën e tempullit të demokracisë, parlamentit.
    Me te drejtë z. Deda ngre këtu problemin, se pse nuk u ruajtën ambjentet e kampit të shfarosjes të diktatures eneveriste të Spaçit, që në përpjestim të Shqipërisë së vogël me Europën si kontinent, për shqiptarët ka po ato vlera simbolike të ruajtjes së kujteses historike si Mathauzen.
    Vetëm tre vjet ndejtën fashistët italianë në Shqipëri, por Enver Hoxha e mbajti të shtypur Shqipërinë në bashkëpunim me jugosllavet, ruset e kinezët për gati 5 dekada.
    Përse duhej prishur teatri “i fashistëve” që ashtu siç ishte i shërbeu kulturës shqiptare e teatrit kombëtar shqiptar, e të mabahej si simbolikë “historike” piramida e faraonit diktator komunist që u ndërtua vetëm me qëllimin e përjetësimit të figurës së tij ?

  14. Do të shtoja edhe një fakt tjetër që anashkalohet në debatin për teatrin.
    Edhe po të mos kishte pasur funksionin e skenës ku kanë luajtur aktorët më të shquar shqiptarë, në këtë godinë janë zhvilluar farsat e “gjykimit” e dënimit “të armiqve të popullit e të partise” e pjesa më e madhe e kësaj elite të intelektualëve e naciaonalistëve patriotë shqiptare, pikërisht në këtë sallë kanë marë dënimin me vdekje.
    Ky fakt, përsa i takon vlerave të kujtesës historike, e afron këtë objekt, edhe pa rendësinë e historisë së teatrit, si vlerë historike përkujtimore e viktimave të shumta të diktaturës enveriste, pothuajse po aq sa Spaçi, Burreli e burgjet e kampet e tjera .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *