• |
ide | kryesore

Ambasadori amerikan Donald Lu ‘refuzon’ ftesën e Ramës, dërgon përfaqësuesen e tij

Lajme, Të fundit
komisariati-digital-rama-llalla-tahiri-donald-lu-syri.jpg



Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim ku ka prezantuar strategjinë kombëtare të energjisë. Në këtë takim ai kishte ftuar edhe ambasadorin amerikan Donald Lu, por ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm në këtë prezantim të Ramës.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri si dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin. Megjithatë mungesën e tij, Lu ka dërguar përfaqësuesin e tij, Catherine Johnson e cila ka përcjellë mesazhet e ambasadorit.

Si fillim ajo ka kërkuar ndjesë për mos pranimin e Lu në këtë takim, duke bërë me dije se ai ka pasur një situatë emergjente në ambasadë.

“Kemi patur një situatë emergjente, ndaj ai nuk mundi të ishte në mbledhjen e sotme. Më lejoni dhe njëherë të përsërisë deklaratën nga FMN, e cila ka thënë se Shqipëria mund të marrë fonde duke mos dhënë më koncesione jo konkurruese në energji”, – deklaroi Catherine Johnson përfaqësuese në USAID.



3 Comments

  1. Per energjine e don veriu, ama kur permbyten nga vete ai, degon manare qe as zilet etyre nuk dine te tundin. Kujtohu per ata te shkrete qe po ile dy muaj te kalben nen uje,,,Po kujt ia thua,,,,Ketij qe iu kane zene syte e veshet, e qe e ka mendjen vetem te fluturoi e te genjeje europen se e ka bere shqiperine shtet me ekonomi te ngordhur. Ky qe hiqet si patriot e multi fetar. ky eshte me internacionalisti, si babai i tij ,, e me i pa besuari ne fe, ky besim ka vetem drogen e parane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *