• |
ide | kryesore

Britney Spears dhe Will.i.am humbasin gjyqin me Tulisa

Paparazzi, Slider



Britney Spears dhe këngëtari i grupit “Black Eyed Peas”, Will.i.am ishin në një betejë ligjore me këngëtaren dhe aktoren Tulisa, e cila i kishte hedhur në gjyq për shkak se i kishin hequr meritat e këngës së famshme të publikuar në 2012-ën, “Scream and Shout”.
Tulisa pretendonte se kishte bashkëpunuar në shkrimin e tekstit të këngës që pati një sukses shumë të madh kur u publikua. Kënga iu mor asaj dhe iu dha Britney-t dhe iu hoqën meritat e shkrimit të tekstit. Më në fund, pas 5 viteve, Tulisa e fitoi betejën ligjore ndaj Britney-t dhe Will.i.am-it dhe asaj do t`i paguhet një shumë e madhe ditore si dëmshpërblim.
Ajo i shkoi deri në fund kësaj çështje dhe donte vetëm të njihej si tekstshkruese e këngës. E gjithë shuma e fituar nga kënga është ngrirë që prej vitit 2012, kur Tulisa ngriti padinë, ndërsa tani asaj do t`i jepet 10% e të ardhurave të fituara nga kënga.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *